Prindërit e 24 vjeçares: La foshnjen rrugëve, mund ta nxjerrin si prostitutë

Dhimbja e një familje e veshur nga misteri që ka lënë zhdukja e vajzës së tyre, 24 vjeçarja e cila në rrethana ende të paqarta braktisi foshnjën e saj dhe u largua nga qendra e rehabilitimit ku ishte strehuar.

Prindërit e saj, me plagën që i ka shkatuar largimi por dhe fati i mbesës së tyre, shprehen se kanv 6 muaj që nuk kanë komunikuar me të. Frika  etyre është se mos ndoshta për një jetë më të mirë, ajo ka rënë ‘pre’ e trafikantëve të drogës dhe prostitucionit.

Familjarët e Brikena Beqiri të ftuar në emisionin ‘Me Zemër të Hapur’, apelon për ndihmë, pasi vajza ndodhet në Turqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zonja Shaqe nëna e 3 fëmijëve, tregon për vajzën e saj se: “Na erdhi një vajzë në shtëpi, disa herë. Vajza thoshte se ajo është nusja e xhaxhait të burrit të saj. Ajo ndenji rreth një muaj. Ajo tregoi se: ‘Do iki në Turqi, se ka bërë aksident burri’. Ajo gruaja, ikte dhe vinte. Ai person nuk pranonte që të vinte në shtëpi. Ajo thoshte se me Vladimir Toçin kam fëmijë. Pasi iku në Turqi, ajo iku në Itali”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju nuk pyetët fare për familjen e djalit?

Babai: Po cilin të pyesim? Qiellin? Vajza na gënjente. ‘Ky është burri im tha’. Po në rregull i thamë. Ajo gënjente e thoshte: “Ka bërë aksident”. I thash ‘ik shikoje’. Ndenji 1 muaj e gjysmë. Më tha se flet nga Turqia, por ajo ishte në Itali.

Si iku vajza juaj nga shtëpia?

Babai: E mashtruan. Ajo Lola e mashtroi. Unë e pyetja: “A ke burrë?”, ‘Po’ më ta.

Kur e kuptuat se vajza juaj u trafikua për herë të parë?

Babai: Kjo është hera e parë, kur erdhi ajo gruaja në shtëpi. Ne na solli 6 euro, pasi shkoi në Turqi.

Me këtë Shkëlqim Sharrën si u martua?

Nena: Se dimë. Ne nuk kryem asnjë festë, as ceremoni. Nuk e çuam ne nga shtëpia, iku vet.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?