Prindërit e adoleshentes në Sarandë: 72-vjeçari i pafajshëm, i dashuri ka tentuar ta shfrytëzojë për prostitucion

Abuzimi seksual i adoleshentes 17-vjeçare në Sarandë ka marrë një rrjedhë tjetër.

Familja e vajzës 17 vjeçare që denoncoi të moshuarin për abuzim seksual hedh poshtë akuzat e të miturës.

Ata pretendojnë se i dashuri i saj shtetasi G.R ka tentuar të trafikojë dhe ka shfrytëzuar për prostitucion të bijën e tyre, si revoltë ndaj mos aprovimit të lidhjes dashurore nga ana e familjes së vajzës. Sipas tyre, ky shtetas ka bindur të miturën të denoncojë 72-vjeçarin Barjam Tusha për abuzim seksual si dhe babain e saj dhe dy shtetas të tjerë për veprime të turpshme kundrejt saj.

Familja e minorenes kërkon lirimin e Tushës, duke e quajtur mik të familjes dhe të pafajshëm, ndërsa thonë se kanë shkuar të denoncojnë të dashurin e vajzës, por në Komisariatin e Policisë Sarandë dëshmia e tyre nuk është marrë parasysh.

Babai i vajzës: Vajza u dashurua me një djalë, ky djali erdhi vetëm ditën e parë dhe të dytë sa më mori vajzën dhe nuk më pranon më në shtëpi. Ma bllokoi vajzën 25 ditë. Vajza më tha jam në Durrës do marr shtëpi me qira. 

72-vjecari është i pafajshëm, të dalë nga burgu

72-vjecari është i pafajshëm. Unë vajta të denoncoja atë dhe ai e ka kthyer vajzën kundër të gjithëve ne. Nuk di çfarë ka ndodhur me vajzën time, dua shpëtimin e vajzës. Kam shkuar në policinë e shtetit dhe më kanë nxjerrë jashtë, nuk kanë pranuar denoncimin.

E vërteta ime është që njerëzit e pafajshëm të dalin nga burgu. Bajram Tusha është i pafajshëm. Unë vajta të denoncoj tjetër njeri dhe shefi i komisariati mori Bajram Tushi e futi brenda pa dijeni. I tha firmos se do ikësh në shtëpi. Ai nuk e lexoi dokumentin dhe firmosi gabimisht. Bajram Tusha më ka ndihmuar dhe e kam ndihmuar. Nuk kemi pasur asnjë konflikt. 

Vajza është përdorur nga persona të tjerë

Vajza është shtyrë nga zoti Gentian Ruçin. E pyesnim vajzën të ngacmon, jo thoshte nuk më ngacmon. Vajza na thoshte është polic, se ashtu e mashtronte ai. E ka përdorur me të tjerët. Mund ti kënë thënë lëndë narkotike. Vajza më tha që më bënë aparaturë në kokë për të larë trurin. Gjatë kohës që ishte me Gentian Rucin me vajzën mund të kenë abuzuar edhe persona të tjerë. 

Ne e kërkonim vajzën dhe nuk na i sillte. Vajza nuk pinte kurrë cigare, kur vinte donte cigare dhe coca cola. Vajza ndryshoi shumë. 

Nëna e 17-vjeçares: Shtëpinë e zotit Tusha e pastroja unë dhe viktima e parë do të isha unë, pastaj vajza. Unë dua të më shërohet vajza. Të merren masa për këtë njeri. Ai vajzën e vrau fare. 

Në asnjë mënyrë, miqësia dhe shoqëria nuk futen në këto gjëra. Gentian Ruci i ka bërë të gjitha. Që kur u lidh me atë njeri filloi të bëjë kështu. Shefi i policië më tha nuk ke për ta parë më vajzën. Unë dua të mbroj vajzën, unë dua të di cfarë bëhët me vajzën time. 

Të pyetur nga Ora News nëse vajza e tyre  u ka shprehur se është abuzuar, ata mohojnë kategorikisht madje sipas tyre 17 vjeçarja ka shfaqur sjellje të çuditshme vetëm pasi është njohur me shtetasin G.R. i cili e ka marrë vajzën 25 ditë në shtëpinë e tij pa lejen e familjes.

/Ora News

 

SHKARKO APP