Prindërit shqiptarë me Covid-19, foshnja lind i shëndetshëm

Një shqiptare me banim në Siçili të Italisë, e cila para se të hynte në sallën e lindjes, ka rezultuar pozitive me Covid-19, ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm dhe që është negativ.

Lajmin e kanë dhënë mediat lokale në Raguza, të cilat bëjnë me dije se gruaja iu nënshtrua testit ditën e martë, si një procedurë rutinë, para se të hynte në sallë për të lindur.

Edhe bashkëshorti i saj gjithashtu ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa mjekët thanë se fëmija është negativ dhe gëzon shëndet të plotë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?