”Prindi goditi mësuesin”, Shahini: Kemi nisur paketën për parandalimin e dhunës

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar lidhur me rastin e dhunës të ndodhur pak ditë më parë ku një prind ka goditur mësuesin e fëmijës së tij. Ajo thotë se për dhunën që ushtrohet për personat në krye të detyrës ka nisur një paketë e re ndryshimesh në kodin penal e cila do të votohet në seancën e radhës plenare.

“Para pak ditësh një prind ka goditur mësuesin e fëmijës së tij. Arsyet nuk janë të rëndësishme sepse nuk ka asnjë arsye që kjo të ndodhë! Për rastet e dhunës si ky apo ato ndaj mjekëve, policëve dhe kujtdo punonjësi tjetër që mundohet t’i shërbejë qytetarëve me punën e tij, kemi nisur paketën e re të ndryshimeve në kodin penal, e cila do të votohet në seancën plenare të radhës. Qëllimi është që dënimi të jetë i përshtatshëm dhe të shërbejë si parandalues i akteve pa sens të dhunës”, shkruan Shahini.

Ndryshimet në Kodin Penal u njoftuan ditën e djeshme në mbledhjen e grupit parlamentar të PS nga kryeministri Edi Rama i cili paralajmëroi ashpërsime lidhur me rastet e dhunës ndaj personave në krye të detyrës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?