Prindi ngre flamurin e LGBTI-së në Ministrinë e Arsimit
Për planin e veprimit të LGBTI-së në gjimnazet e Tiranës, prindërit janë skeptik. Leonard Dedej është një nga prindërit e revoltuar, dhe për këtë arsye, ditën e diel, si një gjest sarkastik, ai ngriti flamurin e komunitetit LGBTI në Ministrinë e Arsimit.
”Unë vetë jam prind, ç’ lidhje ka që fëmija im të shkojë dhe të marrë në shkollë leksione për LGBTI-në? Fëmija nuk mund të imponohet. Po kryen fushata tek minorenët që nuk janë pjekur seksualisht. Unë e kam çuar fëmijën tim në shkollë për të marrë njohuri, për këtë shërben shkolla, jo për projekte ideologjike sepse nesër mund të ngrihen edhe pedofilët, të thonë duam të shkojmë dhe ne në shkolla dhe të japim ideologjinë tonë. Pasi mbushin 18 vjeç është histori tjetër, atëherë kanë të drejtë të zgjedhin, por jo të imponohen”, deklaron Leonardi.
KOHA JONË SONDAZH

