Prioritete e Ministrisë së Mbrojtjes, Kodheli: Modernizim FA në përputhje me standardet e NATO

Ministria e Mbrojtjes prezantoi  prioritetet dhe direktivat për vitin e ardhshëm. Ministrja Mimi Kodheli e cilësoi modernizimin e Forcave të Armatosura në përshtatje me standarded e NATO-s do të jetë një nga prioritetet kyçe të institucionit që ajo drejton.

 “Ngjarjet me të cilat u përballëm gjatë 2014 duhet të na shërbejnë në raport me stërvitjen dhe standartet.

 Viti 2015 duhet të jetë edhe më i suksesshëm nisur edhe nga samiti i Uellsit. Konflikti në Ukrainë dhe ndërhyrja ushtarake e Rusisë, nënkupton një ndryshim të balancave.

Zhvillimet serioze në Ukrainë dhe kërcënimet e ISIS përbëjnë një rrezik real për realitetin me të cilin jetojmë, për vendin dhe rajonin tonë.

Nisur nga ky realitet në qendër do të jetë krijimi i kapaciteteve reale përmes modernizimit të ushtrisë, përmirësimi i trajtimit të ushtarakëve, rritja e transparencës dhe luftë ndaj korrupsionit.

Në kuadër të detyrimeve tona ndaj NATO iu paraqes prioritetet kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2015: Modernizimi i Forcave të Armatosura, përmirësimi i infrastrukturës dhe logjistikës, standardizimi i ushtarakëve.” theksoi Kodheli.

Ajo vuri theksin në modernizimin e armatimit të ushtarakëve shqiptarë sipas standardeve të NATO, ndërsa shtoi se do të vijohet edhe me projektet e tjera, mes të cilëve edhe nisja e programit të alenacës së Atlantikut të Veriut për integrimin e projekteve raketore.

 “Prioritet do të mbetet plotësimi i kapacatieve të FA që do të jenë të gatshme për pjesëmarrje në misionet e NATO. Ministria e Mbrojtjes do të përqëndrohet në këtë drejtim, ku fokusi do të jetë në zhvillimin e batalionit të dytë, duke u fokusuar në të gjitha planet të modernizimit  dhe standardizimit në bazë të kritereve të NATO-s.

Së dyti zëvendësimi gradual i armatimit të vjetër me armatim sipas standardeve të NATO. Do të bëhet kalimi gradual drejt armatimit të aleancës së NATO-s. Përfundimi i projektit të helikopterëve. Të fillojë puna për integrimin e projekteve raketore të NATO”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes.

Sa i përket përmirësimit të infrastrukturës dhe logjistikës në FA, ministrja e mbrojtjes, u shpreh se do të vijojë procesi i përmirësimit të poligoneve ekzistuese si dhe krijimi i poligoneve të reja.

Infrastruktura të përmirësohet. Prioritet përputhja e masterplaneve e të gjitha garnizoneve, në bazë të planit afatgjatë të FA 2015-2020. Infrastruktura e poligoneve të përmirësohet për ata ekzistuese dhe të ndërtohen të reja. 

Mbështetja logjistike dhe mjekësore për FA të sigurohet. Të vijojë puna për projektet e automatizimit logjistik”, u shpreh ministrja.

Kodheli tha se do të vijojnë pjesëmarrja dhe ndihma e trupave ushtarake shqiptare në misionet paqeruajtëse të NATO-s si dhe rritje të përfaqësimit në forcat e KFOR në Kosovë.

 “Pjesëmarrja e operacioneve jashtë vendit, të vazhdojë, kryesisht për përballimin e situatave emergjente. Përmirësimi i vazhdueshem i imazhit të FA të vazhdojë të mbetet prioriteti kryesor i FA.

Gjatë vitit të ardhshëm FA të marrin pjesë në operacionin e rezolutës së NATO-së në Afganistan. Niveli i përfaqësimit në KFOR në Kosovë të pësojë rritje”, tha ajo.

Ndërsa lidhur me standardizimin e FA, Kodheli tha se do të vijojë puna për rritjen e kushteve dhe standardeve të ushtarakëve. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet arsimimit individual si dhe ngritjes së inteligjencës kibernetike.

“Të vijojnë reformat e personelit, duke vënë theksin tek intensifikimi i masave për rritjen e përkujdesit ndaj ushtarakëve. T

ë krijohet libri i trajnimit të ushtarakëve.  Vëmendje kryesore të përqëndrohet në arsimini individual. Theks i veçantë t’i kushtohet ngritjes së inteligjencës kibernetike.

Të plotësohen të gjitha detyrimet për pjesëmarrjen në stërvitjen e NATO-s. Gjithashtu të merren të gjitha masat për zhvillimin e kapaciteteve, si dhe projekte të tjera të përbashkëta dhe pse jo dhe të reja të aleancës së NATO-s”, u shpreh Kodheli.

Në përfundim Kodheli u shpreh se do të rritet efiçenca e menaxhimit financiar, ndërsa shtoi se do të vijojë procesi i demontimit edhe përgjatë vitit të ardhshëm.

 “Menaxhimi financiar, të rritet efficenca për të realizuar prioritetet e vendosura. Të vijojë procesi i demontimit edhe gjatë vitit 2015. Rëndësi e veçantë t’i kushtohet pastrimit të hot-spoteve dhe rritjes së sigurisë së armatim depove dhe municioneve”, theksoi ajo.

SHKARKO APP