Prishja e banesave në Shkozë, qytetari-Ramës: Dikush nga lepurushët rreth oborrit qeveritar është duke ta punuar
Prishja e banesave në Shkozë ka nxjerrë qytetarët në protestë. Një prej banorëve të zonës së Kodrës së Priftit në Shkozë, i ka bërë një paralajmërim kryeministrit Edi Rama.
Ai ka zgjedhur ti flasë me emër kryeministrit, ku i ka kërkuar që të bëjë kujdes nga të zgjedhurit që ka pranë vetes në qeveri. Kjo pasi sipas tij duan që ta rrëzojnë duke shkaktuar indinjatë tek qytetarët.
“Kryeministrit do i drejtohem me Edi për aq miqësi sa kam. Edo shiko se dikush është duke ta punuar pas shpine. Nuk e di sa ke dijeni por dikush nga lepurushët rreth oborrit qeveritar, ose dikush nga urithët është duke ta punuar.
Kam komunikuar me Ramën me email, me mesazhe, më ka kaluar tek ‘Bashkëqeverisja’ por më kthen përgjigje ARRSH. Kush po ia punon Ramës pas shpine?
Nuk kam emra konkretë, por segemente të caktuara për interesat e tyre. Kush janë ata? E para është ARRSH, nga varet nuk e di. Le ta gjejnë ata”.