Prishja e Teatrit, aktorja flet për përleshje

Situata me Teatrin Kombëtar është dramatike. Aktorët janë shprehur të bindur se do të mbrojnë Teatrin me të gjitha mënyrat. Pas vendimit të bashkisë për ta prishur këtë godinë, aktorja Adriana Tolka, thotë se janë të përgatitur për më të keqen dhe nëse vjen fadroma do të ketë përleshje.

”Ne presim një përshkallëzim të situatës. Jemi të përgatitur. Duke qenë se ky vend qeverisët nga kriminele ne jemi të përgatitur për më të keqen. Nëse vjen fadroma këtu do të ketë përleshje. Ne jemi betuar që do të rrimë këtu”.

Tolka e konsideroi lajm të mirë nisjen e hetimeve nga SPAK për Erion Velian dhe Arbjan Maznikun.

SHKARKO APP