Prishtinë, Konferencë Rajonale për Arsimin e Lartë, merr pjesë edhe ministrja Nikolla

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e qeverisë së Kosovës, organizon sot në Prishtinë “Konferencën Rajonale për Arsimin e Lartë dhe Hulumtimin Shkencor”.

Në mesin e 300 pjesëmarrësve në këtë Konferencë, do të jenë edhe ministrat e arsimit nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, rektorë të universiteteve publike e private në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni etj, si dhe ekspertë të arsimit dhe hulumtues shkencorë nga Kosova e rajoni, bën të ditur për ATSH-në ministria kosovare.

 

Fjalën e hapjes do ta mbajë ministri kosovar i Arsimit, Arsim Bajrami, ndërsa në panelin e parë “Reformimi i sistemit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor” panelistë do të jenë edhe ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe ministri i Arsimit i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi.

Ministrat Bajrami, Nikolla e Ademi, do të zhvillojnë një takim të përbashkët në orën 11:00 dhe më pas, duke filluar nga ora 11:40, ata do të mbajnë një konferencë për shtyp

SHKARKO APP