Prishtinë, protesta shpërthen në dhunë, tre policë të plagosur (FOTO)

Protestuesit e dhunshëm kanë vazhduar të konfrontohen me policinë e Kosovës. Përpos objektit të Qeverisë, protestuesit kanë shkatërruar edhe prona private të bizneseve në Prishtinë.

Aktualisht, turma e protestuesve ndodhet para shtatores së Nënës Terezë, ndërsa policia po i ndjek pas.

policia është vënë në ndjekje të protestuesve, ndërsa ka arrestuar 10 persona pjesëmarrës në protestë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ora 16:35 Policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

Swiss Digital Mobile Reklama

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ndërhyrë ndaj protestuesve që po gjuanin gurë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë.

Baki Kelani, ka thënë se qëllimi i policisë nuk është që të sulmojë qytetarët, mirëpo në rastet kur protestuesit janë të dhunshëm, ndërhyrja është e pashmangshme, raporton Koha.net.

Ora 15:40 Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Isa Mustsfa.

Kurti ka thënë se nëse Isa Mustafa s’e largon Jabllanovicin nga Qeveria atëherë duhet të jap dorëheqje edhe Kryeministri Mustafa.

Albina Kurti: “Qeveria i ka ditët e numëruara. Një qeveri që nuk i ka punët mirë me minatorët dhe studentët i ka ditët e numëruara”, ka thënë ai.

Ora 15:30 Protestuesit kanë filluar ta sulmojnë Policinë e Kosovës, e cila ka rrethuar objektin e Qeverisë.

Ata po gjuajnë me sende te ndryshme ne drejtim të tyre, derisa organizatorët po mundohen ti qetësojnë ata, raporton Gazeta Express.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?