Prita për prokurorin, autorët dyshohet se janë nga veriu i vendit

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i djeshëm ndaj Prokuririt Arjan Ndoja. Mësohet se atentati ka qenë i porositur. Autorët dyshohet se janë vrarës me pagesë nga veriu i vendit ose nga Kosova. Pas atentatit autorët janë larguar nga Ishmi, duke iu shmangur kamerave të sigurisë. Atentati ndodhi pasditen e djeshme teksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip ”Benz” të llojit fuoristradë me targa ”AA 333 ZD”, pranë Mbikalimit të Shkozetit. Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30-vjeç dhe Aleksandër Laho, i cili ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.

SHKARKO APP