Pritë 36-vjeçarit qëllohet për vdekje. Identifikohet viktima në Elbasan

Një 36-vjeçar ka humbur jetën në qytetin e Elbasanit, pasi është qëlluar me thikë disa herë pas një grindje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të stacioni i Trenit. Viktima është Erjon Mihallari, ndërsa raportohet se ndërroi jetë gjatë rrugës kur po dërgohej në spital.

Nga të dhënat e para nga policia dhe dëshmitarët, raportohet se autori i ka zënë pritë 36-vjeçarit Erjon Mihallari dhe sapo ka zbritur nga makina pas debatit e ka goditur disa herë me thikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autori ka përfituar nga errësira në një rrugë në ndërtim e sipër pranë stacionit të Trenit për goditur 36-vjeçarin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka identifikuar autorin dhe aktualisht është duke zhvilluar operacionin për arrestimin e tij.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur nga grupi hetimor edhe dy gëzhoja, ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pista e parë ku po hetohet është një konflikt i vjetër mes autorit dhe viktimës Erjon Mihallari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?