Priten 500 mijë doza Coronavac për të vijuar vaksinimin

Mungesa për vaksinën kineze anti-covid pritet të zgjidhet pas disa ditësh. Me firmosjen e kontratës nga qeveria shqiptare, 500 000 doza të tjera Coronavac do të vijnë për të vijuar procesin e vaskinimit.

“Lajmi i mirë është që kemi kontratën e re të firmosur nga qeveria shqiptare për 500 000 doza të tjera Coronavac. Pritet që të vijnë në ditët në vazhdim dhe do të jetë e mundur të vaksinohet popullata si me dozën e dytë, ashtu edhe me dozën e parë”, shprehet Iria Preza, specialiste e programit të vaksinimit.

Ekspertët e programit të vaksinimit theksojnë se zgjatja e afatit pas dozës së parë nuk krijon probleme. Madje, sipas studimeve të fundit, specialistët thonë se shtyrja e dozës së dytë krijon më shumë antitrupa mbrojtës ndaj COVID-19: “Nuk është asnjëherë problem nëse e shtyjmë. Kjo është një procedurë që e kryejmë edhe tek vaksinat e kalendarit të fëmijëve. Doza e parë fillon të japë imunitet dhe me plotësimin e dozës së dytë krijohet mbrojtje më e lartë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe nga kontigjenti i parë i vaksinës Coronavac, i cili erdhi nga Kina përmes marrëveshjes me Turqinë, sasia që pritet të vijë paketohet nga distributori turk, me të cilin qeveria shqiptare ka firmosur kontratën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mungesa e vaksinës kineze ka shkaktuar ndërprerjen e procesit për personat që duhet të merrnin dozën e dytë. Ndërkaq, vijon procesi i vaksinimit me AstraZeneca, me vaksinën ruse Sputnik dhe atë Pfizer.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?