Pritet të shpërthejë vullkani më i rrezikshëm në Europë

Një vullkan në Islandë mund të shpërthejë çdo moment, e ekspertët e gjeofizikës thonë se kjo mund të ketë pasoja katastrofale

Hekla, një vullkan, i cili gjendet në jug të Islandës, herën e fundit shpërtheu në vitin 2000, por shkencëtarët thonë se na pret një shpërthim i ri, i cili do të mund të shkaktonte probleme në trafikun ajror në tërë Evropën.

Pal Einarson, profesor i gjeofizikës në Universitetin shtetëror të Islandës, jua tërheq vërejtjen turistëve, të cilët ngjiten në vullkane. “Hekla është një vullkan i rrezikshëm. Nëse nuk do të kemi kujdes, atëherë mund të vijë deri te ndonjë katastrofë me rastin e erupsionit të ardhshëm”. Vullkani Hekla vizitohet nga turistët gjatë tërë vitit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?