Pritja madhështore e Bashës në Kukës, Rama: Turp Lulëzim!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar sot takime në qytetin e Kukës. Kreu i PD është pritur që në Rrugën e Kombit nga mijëra qytetarë, të cilët e kanë shoqëruar më pas në qytetin e Kukësit.

Pritja madhështore e kreut të PD duket se ka shqetësuar kreun e qeverisë. Në një postim në Facebook, Edi Rama shprehet se Lulzim Basha po rrezikon jetën e qytetarëve duke mos respektuar masat për ruajtjen nga koronavirusi.

Në Facebook, Rama ka publikuar dy fotot, një të Lulzim Bashës në Kukës dhe një të çadrave të ngritura nga qeveria për vaksinimin e qytetarëve në Elbasan dhe thotë se kreu i PD duhet të ketë turp për takimet masive që po bënë.

“Dy pamjet e një bote të ndarë, mes një populli që respekton rregullat, mbron jetën e vaksinohet dhe një turme që tërhiqet në rrugën e infektimit e të rrezikut për jetën, nga një drejtues pa karakter, pa përgjegjshmëri, pa cipë!  Turp Lulëzim. Zoti i ruajt të verbrit pas Lulzi Bashës nga plagosja e largqoftë vdekja, siç ndodhi në Malin e Zi ku këto lloj marshimesh elektorale rritën infektimet e sollën vdekje njerëzish”,- shkruan kreu i qeverisë në mesazhin e tij.

Postimi i Edi Ramës në Facebook:

Dy pamjet e një bote të ndarë, mes një populli që respekton rregullat, mbron jetën e vaksinohet dhe një turme që…

Posted by Edi Rama on Friday, April 2, 2021

VIDEO/Takimi i Lulzim Bashës në Kukës

SHKARKO APP