“Prizren Rock & Blues Music Festival” bashkon emrat e njohur të muzikës me turizmin. Hyrja falas

Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit do të vijë tërësisht ndryshe këtë vit. Në datat 10-11 Qershor , për dy mbrëmje radhazi do të nisë “Prizren Rock & Blues Music Festival”, ku bëhen bashkë, muzika rock&blues, të rinjtë dhe historia e muzikës.

Eventi që do jetë manifestim i rokerëve më të mirë shqiptarë ndër vite, por dhe yjeve të së sotmes e talenteve të së ardhmes realizohet nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, dhe implementohet nga shoqata Melodia e Rock dhe Blues në Turizëm me partner kryesor Komunën e Prizrenit dhe Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon. Organizatorët kanë vendosur që hyrja të jetë falas.

Blues Beatles, Playa Band, Samuli Federley, Leb i Sol, 3 Musketierët, “Minatori”, Jericho, Eugent Bushpepa dhe Menan Kiseri janë artistët dhe grupet shqiptare që do të ndezin skenën në këto dy netë magjike. Surprizë për të zbuluar janë grupet e huaja më në zë që për publikun do jetë një eksperiencë e paharrueshme për ta kthyer në traditë dhe duke synuar zhvillimin e veprimtarisë me krijimin e Akademisë së Rock&Blues, dhe Muzeut të parë të Rock& Blues për qytetet shqipfolëse të Ballkanit Perëndimor.

Ky festival është frymëzuar nga fillimet e muzikës rock dhe blues në Kosovë duke ruajtur elementet e përbashkëta të muzikës popullore, historisë, ndjenjës sublime të dashurisë dhe revoltës. Marrë shkasë nga “Këngët e Milosaos” të De Radës, ku përveç dashurisë romantike, një rol të rëndësishëm ka edhe dashurinë sublime për atdheun dhe prosperitetin e tij, ashtu edhe ky festival, përveç muzikës, përdor forcën e tingujve të Rock & Roll dhe Bluez me qëllim promovimin nëpërmjet muzikës dhe artit e të rinjve, potencialin turistik që Prizreni ofron. Vizioni që “Prizren Rock & Blues Music Festival” do të sjellë shkon përtej. Në këtë fushë do të krijohet dhe Muzeu i parë në rajon i cili do të shpërbeje edhe si një Akademi për krijimin dhe realizimin e tour-guides të para ne qytet.

Ky projekt, përtej një festivali të zakonshëm vjen inovativ duke synuar krijimin e mundësive për të rinjtë e apasionuar pas muzikës në Ballkanin Perëndimor, shpalosjes së historisë së artë të gjeneratave të artistëve tanë dhe aktivitetit në tërësi duke e ndërthuar me pozicionin gjeografik, ku rrethuar mes maleve në formën e kurorës së Prizrenit, si promovimi më i mirë i Prizrenit përtej historisë ne ofrimin e një pakete të pasur të turizmit rajonal.

Edhe pak kohë mbetet për të përjetuar një eksperiencë të paharrueshme që në mendjet e publikut do mbetet gjatë plot emocion në Prizrenin që do të kthehet në epiqendrën që frymon ROCK si qyteti i lidhjes që na bashkon të gjithëve.

SHKARKO APP