Probleme edhe në portin e Durrësit nga moti i keq, nuk mbërrijnë dy tragete

Për shkak të motit të keq dy tragetet e linjës Bari-Durrës nuk kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit.

Sipas kapitenit të portit Taulant Allka, dy tragetet janë nisur rreth orës 05.30 të ditës së sotme, vetëm pas ndryshimit të erës. Ato pritet të mbërrijnë rreth orës 14.00.

Ndërkohë tragetet nga Durrësi janë nisur në kohë natën e kaluar dhe kanë mbërritur në Bari.TCH

SHKARKO APP