Probleme nga dëbora në qarkun e Korçës, Qafë Thana e bllokuar
Vijojnë problemet nga dëbora në qarkun e Korçës. Reshjet e dendura të borës që kanë vijuar përgjatë gjithë natës si dhe ngricat e krijuara nga temperaturat nën zero kanë çuar në rrëshkitjen e një kamioni në Qafë Plloçë.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa kamioni bllokoi për disa orë rrugën, duke bërë të pamundur kalimin e mjeteve të tjera.
Ndërkaq pika kufitare e Qafë Thanës vijon të mbetet ende e bllokuar. Avaria nis që prej mbrëmjes së djeshme. Trashësia e borës varion 5-15 cm.
Në drejtim të Qaf Thanës u nisën Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato Speciale për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar dhe për të bërë të mundur zhbllokimin e këtij aksi.
Problematike mbeten edhe akset rrugore Korçë-Voskopojë, Korçë-Kapshticë dhe Pogradec – Qafë Thanë, ku kalimi i automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.
KOHA JONË SONDAZH

