Procedohet penalisht Adriatik Lapaj, në pranga edhe 4 aktivistë të “Shqipëria Bëhet”

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj Adriatik Lapajt dhe ka arrestuar 4 aktivistë të Lëvizjes “Shqipëria bëhet”.

Policia bën me dije se Adriatik Lapaj është proceduar penalisht, ndërkohë që ai ndodhet në spitalin e Traumës pasi mori dëmtime në kokë pas rrëzimit të një bombole gazi.

“Arrestuan shtetasit E. H., 30 vjeç, A. M., 40 vjeç, E. H., 39 vjeç dhe E. Ll., 41 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh., pasi dje, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë zhvillimit të protestës, kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë. Si pasojë, u dëmtuan 2 punonjës policie, njëri prej të cilëve vijon ende në spital;
referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. K. dhe A. P., pasi kanë pushtuar hapësirën publike përpara Kryeministrisë, duke vendosur një çadër dhe objekte të tjera, pa leje dhe në kundërshtim me urdhrin e punonjësve të Policisë”, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?