Procedohet penalisht avokati! Arbër Çepani: Nëse arrestoni Tikun, me arrestoni edhe mua

Ndër të proceduarit penalisht për pjesëmarrje në protestë numerohen jo vetem emra familjaresh te ndershem, por edhe profesionistesh te ndershem. Sic eshte per shembull Adriatik Lapaj. Nje qytetar model, i cili gjithe jeten e tij e ka investuar ne te qenurit i drejte.

Lapaj njihet me se shumti si avokat ne profesion, por publiku e njeh edhe per perfshirjet e shumta ne bamiresi te ndryshme qe jane bere per familjet e varfera shqiptare. Rasti i fundit ishte ai i kengetares, fituese e “Gjeniut te vogel”, Marjana Begu, ku Adriatik Lapaj, bashke me nje pjese te shoqerise civile i ndertuan shtepine.

Lidhur me procedimin e Adriatikut ka reaguar edhe moderatori i emisionit te mengjesit ne TVSH, Arber Çepani, i cili shkruan.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është totalisht absurde që një qytetar model si Adriatiku të procedohen penalisht nga policia thjesht dhe vetëm për pjesemarrje në protestë, kur ndërkohë lëvizin lirshëm në parlament, rrugëve të qytetit dhe instititucione shtetërore kriminela me precendent penalë që nuk preken nga askush! Tiku është nga njerëzit më të ndershëm, të rinjtë më të përgatitur dhe mbi të gjitha paqësor e qytetar që njoh dhe është e turpshme të procedohet ky model i riu, kur ndërkohë shumë nga bashkëmoshatarët e tij, që ju pjell mendja vetëm si të mbjellin ndonjë parcele hashashi, hiqen si modele suksese sepse bejnë lekë në mënyrë të pisët dhe me një teser partie emërohen edhe drejtora! Nëse arrestoni Tikun, me arrestoni edhe mua, se mesa po shohim, burra më të ndershëm ka brenda burgjeve, sesa jashtë tyre”, shprehet Çepani ne profilin e tij te Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

/ Burimi: VOXALBANIAE /

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?