Procesi i Berlinit, të premten në Tiranë do të mbahet takimi i ministrave të Punëve të Jashtme

Në kuadër Samitit të Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë mbahet në Shqipëri, ditën e premte, më datë 6 tetor në Tiranë organizohet takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Berlinit. Ky takim do të mbledhë bashkë Ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, shteteve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, përfaqësuesit e BE-së, si dhe organizatat rajonale. Ndërkohë është zbardhur edhe axhenda e samitit.

AXHENDA:

9:00 – 09:30 a.m. Mbërritja e krerëve të delegacionëve *Livestream, Mediat zyrtare (pjesë e delegacioneve)

Swiss Digital Desktop Reklama

9:30- 10:15 a.m. Hapja e Sesionit I *Vetëm mediat zyrtare të delegacioneve do të mund të kenë akses për disa minuta gjatë fillimit të sesionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

10:15 – 10:45 a.m. Family photo – Pushim i shkurtër

10:45 a.m. Sesioni II – *Vetëm mediat zyrtare të delegacioneve do të mund të kenë akses për disa minuta gjatë fillimit të sesionit.

12:20 a.m. Mbyllja e takimit

12:30 p.m. Konferencë e Përbashkët për Shtyp – *Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, Ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi (Media pool, për të gjitha mediat e akredituara – Konferencën e gjeni live në faqen Facebook të Ministrit Hasani dhe në faqen Facebook të MEPJ, përkthim simultan në gjuhën shqipe, angleze dhe gjermane)

12:45 p.m. Dreka

Arritje kryesore të Procesit të Berlinit janë:

Krijimi i Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO),

Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WBCIF)

Krijimi i Korridoreve të gjelbra brenda rajonit dhe korridoreve të gjelbra midis BP dhe vendeve të BE-së,

Marrëveshja Roaming (implementimi filloi me 1 korrik 2021)

Marrëveshja për uljen e tarifave roaming midis BP dhe BE-së (implementimi filloi më 1 tetor 2023)

Tre marrëveshjet e mobilitetit janë arritje të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit të Berlinit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?