Procesi i vaksinimit në Lezhë/ Manastirliu: Më datë 15 vijnë rreth 8 mijë doza të tjera nga Pfizer

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishin në Lezhë, për të parë nga afër procesin e vaksinimit anti-covid të të moshuarve. Manastirliu bëri me dije se rreth datës 15 do të vijë dërgesa e radhës me 8 mijë vaksina nga Pfizer.

”Po vijojmë në të gjithë qendrat e vaksinimit. Kemi arritur mbi 15 mijë vaksnime. Besoj që do ecim më shumë me ardhjen e serive të tjera që presim nga Covaxi, që besoj në dy javët e para do të ketë ardhjen e serisë së parë. Gjithashtu nga Pfizer që data 15 do të jetë dërgesa e radhës, rreth 8 mijë vaksina ndërkohë po kombinojmë punën edhe për dozën e dytë”, tha Manastirliu duke theksuar sërish se me vaksinat AstraZeneca do të vaksinohen mësuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?