Prodhimi i kanabisit, Çela: Kruja është një vatër e nxehtë

Kruja vijon që të jetë një zonë e nxehtë për prodhimin e lëndëve narkotike. Këtë e konfirmoi në seancën plenare të kësaj të hëne prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, ndërsa sqaroi dhe deklaratën se Gjirokastra ishte qarku me kriminalitetin më të lartë,

”Në këtë grup veprash penale kultivimi i lëndëve narkotike zë 52% të totalit të veprave penale. Mbetet një fenomen shqetësues, sidomos në rrethin e Krujës ku prokuroria e Krujës ka numrin më të lartë të procedimeve penale. Ka rezultuar efektive, numri i procedimeve penale që janë dërguar për gjykim është i lartë që tregon punë efikase në hetime e ndjekje penal. Numri i veprave penale pa autor ka rënie të numrit të procedimeve penale të pezulluara për 2020. Mbetet problem, konstatimi e në thelb është përgjegjësi e policisë kryerja e veprimeve për zbulimin e autorëve të veprave penale”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?