Prodhimi vendas në rënie, edhe pse çmimet janë rritur importet janë shtuar

Edhe pse çmimet janë rritur, Shqipëria i ka shtuar importet. Nga janari në tetor u blenë nga jashtë vendit mbi 36 mijë tonë zarzavate. Kjo solli një rritje prej 37% krahasuar me një vit më parë.

E thënë në vlerë, në 10 muaj u paguan 25,5 milionë euro nga rreth 16 milionë që u shpenzuan në të njëjtin hark kohor të vitit 2021.

Ekspertët thonë se kjo ka ardhur kryesisht për shkak se fermerët nuk u mbështetën në sezonin e mbjelljeve. E teksa vendi nuk arriti dot të plotësonte nevojat për qepë, patate, rrush, mollë apo fasule, e kundërta po ndodh me ullirin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkak të çmimit nën kosto e mungesës së punonjësve, edhe nga kjo kulturë bujqësore nuk ka shumë pritshmëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?