Profesori kosovar: Rama, nuk e dogji dot Kosovën, tani ka marre porosinë e Putinit për Shqipërinë …

Profesori i njohur kosovar Milazim Krasniqi shkruan se “Pasi nuk arriti t’ia fusë flakën Kosovës, si pjesëtarë i komplotit me Vuçiqin, Edi Rama si duket ka vendosur t’ia futë flakën Shqipërisë.”

Krasniqi thekson se “Pansllavizmit dhe Rusisë putiniane i nevojitet zjarri dikund në Ballkan.”

Reagimi i plotë i Milazim Krasniqit

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi nuk arriti t’ia fusë flakën Kosovës, si pjesëtarë i komplotit me Vuçiqin, Edi Rama si duket ka vendosur t’ia futë flakën Shqipërisë. Pansllavizmit dhe Rusisë putiniane i nevojitet zjarri dikund në Ballkan. Nuk pati sukses në Mal të Zi, dështoi në Maqedoni, gjasat janë që dështoi edhe në Kosovë, prandaj tash i është drejtuar Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas brutalitetit të djeshëm policor, rreziku për një destabilizim të rëndë të Shqipërisë vërtet është i madh. Kjo edhe për arsyen se bizantizmi në Shqipëri është shumë virulent. Veç kujtojeni psikozën bizantiniste të vitit 1997!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?