Profesori turk: Në Marmara presim tërmet me magnitudë më të madhe se 7.2 i shkallës rihter
Turqia u trondit më 24 janar nga një tërmet me magnitudë 6.8 i shkallës rihter ku edhe u shënuan 39 viktima si dhe mijëra të plagosur.
Pas këtij tërmeti ministri i brendshëm i Turqisë Suleyman Soylu tha se po përgatiten për një tërmet të fuqishme me magnitudë 7.5 ballë në Stamboll.
Profesori i njohur turk Naxhi Gëryr nëpërmjet një statusi në “Twitter” ka bërë me dije se vendi mund të goditet nga një tërmet me magnitudë me të madhe se 7.2 i shkallës rihter.
“NAF dhe DAF janë dy zonat më të rëndësishme që prodhojnë tërmete në vendin tonë. Zonat e banuara përgjatë këtyre vendeve janë të ekspozuara ndaj tërmeteve të mëdha herë pas here.
KAF ka lëshuar energjinë e saj duke prodhuar shumë tërmete. Këto tërmete janë tërmetet e vitit 1939 Erzincan, 1942 Niksar-Erbaa, 1943 Tosya-Ladik, 1944 Bolu-Gerede, 1957 Bolu-Abant, 1967 Adapazarı-Mudurnu, 1999 Gölcük dhe Düzce.
Fatkeqësisht, më shumë se 100 mijë njerëz humbën jetën si rezultat i këtyre tërmeteve dhe disa tërmeteve të tjerë që nuk i llogarita këtu.
Nëse i kushtoni vëmendje vendndodhjeve të tërmeteve, zinxhiri i tërmetit 1939-1999 filloi nga Lindja dhe rrëshkiti në perëndim dhe qëndroi në Stamboll.Tërmeti i fundit ishte në Gölcük, tani objektivi është Deti Marmara.
Me tërmetet e Gölcük dhe Düzce, koreja nën Marmara ishte e mbingarkuar. Kjo kore prishet në 30 vjet, në çdo kohë që nga viti 1999 (mund të jetë 5-10 vjet para ose pas).
Meqenëse nuk kishte tërmet në 20 vitet e para, mundësia e një tërmeti u rrit për më shumë se 50 përqind në periudhën e fundit 10-vjeçare.
Në Marmara, një tërmet ka të ngjarë të jetë në degën Kumburgaz dhe me madhësi të paktën 7.2 i shkallës rihter “.