Profetja Bullgare: Europa, mbetet bosh dhe në luftë?
Besimtarët pretendojnë se Baba ka qenë e saktë në 80 për qind të parashikimeve të saj. Mistiku i verbër e cila tha se një cunam do të ndodhte në 2004, dhe se lindja e ISIS por dhe parashikimi se Britania do të largohet në Bashkimin Europian, kanë rezultuar të vërteta.
Profetësia bullgare e quajtur Baba Vanga, e cila vdiq në vitin 1996 në moshën 85 vjeçare, ishte e njohur si “Nostradamus nga Ballkani”. Nuk është çudi që teoricienët kanë filluar të lidhin profecitë e Baba Vanga-ës mbi Europën për Brexit. Tani që Britania ka prerë lidhjet me BE-në, BBC News raporton se vendet e tjera në Europë potencialisht mund të ndjekin shembullin.
Sipas Baba, Europa do të “pushojë së ekzistuari” deri në fund të këtij viti. Shqetësuese është ajo që Baba pretendonte se kontinenti do të mbetet “pothuajse bosh” dhe do të shndërrohet në një “djerrinë pothuajse tërësisht të lirë nga çdo formë të jetës”.
Besimtarët janë gjithashtu të shqetësuar se kjo ndarje e marrëdhënieve mund të ndezë një luftë në Europë. Para vdekjes së saj, ajo parashikoi se do të ketë një “luftë të madhe myslimane”, e cila ka qenë kohët e fundit e lidhur me kërcënimin e shkallëzuar nga Shteti Islamik. Baba pretendoi se do të kishte një pushtim të Europës gjatë 2016 nga ekstremistët myslimanë, një konflikt që ajo e parashikuar se do të fillonte me Pranverën Arabe në vitin 2010.
Ajo pastaj kishte paralajmëruar një përballje në Siri, ku “Myslimanët do të përdorin luftë kimike kundër Europianëve”. Si ISIS vazhdon të fitojë terren në Siri, pavarësisht një fushate masive bombardimeve nga forcat aleate në prag të sulmeve në Paris, besimtarët kanë frikë se parashikimi i Babës është e vërtetë.
Burimi: The Sun/Përshtati: Redjon Shtylla