
Aktivisti Gent Progni paralajmëroi qytetarët për një strategji të re që po përdor qeveria në prapaskenë për të shuar protestën që sot është në ditën e 30-të.
”Na erdhi një informacion i fundit. Ky kryeministër ka bërë takime dhe grupe pune për të shkuar te të gjithë qytetarët që dalin në protestë, për t’u joshur me pagesa, bonuse qiraje, shtëpi. Mos i pranoni”, tha Progni.
Nga ana tjetër, ai u bëri thirrje për qëndresë dhe dinjitet, duke kërkuar nga protestuesit që të mos bien në grackën e premtimeve financiare apo materiale.
”Mos u gënjeni! Rama jepe dorëheqjen”.
