FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Progni tregon për dhunën në protestë: Persona civilë na kanë intimiduar

Aktivisti Gent Progni tregon kalvarin e dhunës të ushtruar nga Policia e Shtetit gjatë protestës të së enjtes (2 korrik) në një qendër tregtare pranë Kuvendit. Po ashtu Progni tha se ka pasur edhe episode intimidimi nga persona të veshur civilë, ndaj tij dhe protestuesve të tjerë duke përdorur justifikime të ndryshme.

”Kuvendi ishte rrethuar me kangjella, në dy perimetra, bënë gjithë atë shtetrrethim për vezë. Kam shkruar që të paraqitemi që në 8 të mëngjesit që të bëjmë ndonjë video dhe të themi Rama në burg, Berisha në burg, e po të kemi fuqi të gjuajmë me vezë. Civilët kur i kapim duke bërë video prezantohen si turistë. Qytetarët janë intimiduar nga civilë, me justifikimin se është vjedhur një biçikletë dhe duhet të bëjnë kontrolle. Më janë venë nga pas që nga Pazari i Ri te Parlamenti.

Kishte angazhim shumë të avancuar. Kur shkuam te “Toptani” roja i sigurisë na tha se është bllokuar qendra kishin vendosur dhe hekura në dyert e emergjencës, ishte prekur siguria e qendrës. Në momentin që u ulëm te lokali në krah të parlamentit na u bashkuan një grup protestuesish. Deputeti Ulsi Manja më thirri o hajdut, në këtë moment kthehem dhe i thërras o hajdut, sapo futet te kordoni i policisë nisi të na shante me një fjalor që më nxori dhe mua nga vetja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shefi i Komisariatit 4 dhe dy oficerë thanë arrestojini, nuk bëra rezistencë, në këtë moment Saimir Koka, truproja i Ulsi Manjës kërceu nga dritarja e lokalit dhe mu afrua, më goditi në syrin e djathtë. Më thanë që do të qëndrosh në qeli derisa të të ikin shenjat”, tha Progni.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 639 (12.4%)
Jo 4501 (87.6%)

Vota totale: 5140