Programi ekonomik i PD-së, Rama: I dobët dhe pa shtyllë kurrizore
Në konferencën e përjavshme për shtyp me fokus ekonominë, kryeministri Edi Rama e cilësoi si të dobët dhe pa shtyllë kurrizore programin ekonomik të Partisë Demokratike.
”Në tërësinë e vet, programi i PD-së është si karakteri i liderit të PD-së, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore. Taksa e sheshtë është taksë për të pasurit, taksa e sheshtë është taksë për t’u dhënë edhe më shumë atyre që fitojnë më shumë dhe për t’u marrë shpirtin atyre që fitojnë më pak. Kjo është pak, por e sigurt. Sot jemi në kushtet kur taksa jonë, që unë e quaj taksim i ndershëm dhe që konsiderohet si koncept taksë progresive, është qartësisht një taksë që ka dhënë rezultat, qoftë në aspektin e moralit shoqëror, qoftë në aspektin e të ardhurave për individët dhe për shtetin”,-tha Rama.
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha se me programin e PD-së, shteti falimenton që në vitin e dytë të mandatit të parë.