Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 09:35 Studentët sot protestë, ora 14.00 Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në protestë ditën e sotme, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit. Pas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Programi për mjedisin, Berisha: Duam vendosjen e standardeve më të mira evropiane

Aktualitet E hënë, 31 Mars 2025 20:46
Programi për mjedisin, Berisha: Duam vendosjen e standardeve më të mira evropiane
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, prezantoi sot programin për mjedisin, pyjet dhe kullotat, duke e cilësuar situatën aktuale si alarmante. Ai akuzoi qeverinë për shkatërrim masiv të pyjeve, ndërprerje të subvencioneve dhe favorizim të mafias së ndërtimit në zona të mbrojtura. ”Pyllëzimi do të jetë prioritet kryesor, i kombinuar me mbjelljen e drurëve frutorë. Do të rindërtojmë infrastrukturën e mbrojtjes së pyjeve dhe kullotave, sipas standardeve evropiane”,-u shpreh Berisha.

FJALA E PLOTE:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Para 15 minutash
Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Para 30 minutash
Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Para 1 ore

Ju falënderoj për praninë tuaj këtu, falënderoj panelistët për punën që kanë bërë. Ne debatojmë sot për programin e atyre fushave që janë të lidhura direkt me jetën, me shëndetin, me mirëqenien e qytetarëve shqiptarë. Në shumë aspekte, të një rëndësie parësore për shëndetin e njeriut, të një rëndësie parësore për mjedisin, për pyjet, për kullotat, për ujërat. Ajo çka spikat sot në këto 12 vite mund të themi se është një rrokullisje e madhe. Nuk dua të përdor terma, por është një injorim, është një pushtim nga mafia e këtyre fushave. Mjedisi me të cilin lidhet direkt shëndeti i njeriut, është më i braktisur, më i kërcënuar se rrallë ndonjëherë në histori. Mjedisi është sot i tëri i dominuar, i manipuluar, i dëmtuar nga interesa kryekëput mafioze të klientelës qeveritare. Shqipëria, që për disa rrethana mund të kishte mjediset më të lakmueshmet në Europë, ka kryeqytetin, njërin nga 10-12 qytetet më të ndotura të planetit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pa asnjë lloj monitorimi, pa asnjë lloj kontrolli, me një betonizim të pandalshëm me asgjë, me një mashtrim të pafundëm ky pretendojnë zyrtarët se kanë mbjellë 1 milion pemë, në një kohë kur kanë prerë qindra mijëra të tilla. Kjo batërdi, kjo ndotje e jashtëzakonshme në qytetet tona, kjo është e njëjtë në ujërat tona. Verën e kaluar ne nuk kishim pothuajse asnjë flamur blu në detërat dhe liqenet tona.

Megjithëse ne, për hir të së vërtetës, ndërtuam 11 impiante të përpunimit të ujërave të zeza dhe po shkonim faktikisht drejt bllokimit të tërë të derdhjes së ujërave të zeza në det, ato korrupsioni i ka kyçur. Bashkitë nuk i vënë në funksion. Nuk paguajnë energjinë për funksionimin e tyre. Dhe flasin për perla, flasin për Maldive, flasin për të gjitha këto në një kohë kur ato janë brigjet më të ndotura në Europë. Janë më të ndotura duke pasur impiantin e ndërtuar, por që i vënë çelësin sepse nuk duan të paguajnë energjinë elektrike bashkitë. Potencial i jashtëzakonshëm ekziston në pyjet, kullotat, kodrat, malet, alpet e Shqipërisë. Gjithçka shkon në rënie të lirë. U ndërpre pothuajse çdo lloj subvencionimi për pyllëzimin, për frutëzimin, për bimët mediciale. U ndalua edhe gjahu duke mos pasur konceptet më minimale të ekuilibrave. Zonat e biodiversitetit më të lartë u agresuan.

Ligji u amendua për të hapur dyert për kthetrat e mafies së ndërtimit në këto zona. Nuk ka asgjë të mbrojtur më. Sëmundjet nga ndotja rriten me shpejtësi, veçanërisht sëmundjet malinje. Bimët aromatike dhe ato eterovajore, bimët medicinale, të cilat janë një pasuri e madhe në të katër anët e vendit, nga Çajupi në Jezercë dhe kufi me Plavën, por ato i rrëzoi përdhe droga. Nuk e kam fjalën vetëm për plantacionet e kanabisit, por e kam fjalën narkoeuro. Ata nuk eksportojnë më. Me rënien 30 e sa përqind të euros, ata nuk kanë më asnjë fitim.

Dhe qeveria në vend se të krijojë me urgjencë fondin e mbështetjes së këtyre eksporteve, të gjithë këtyre sipërmarrjeve që punësonin me mijëra banorë në zonat më të varfra, qeveria bën sehir dhe u jep akses trafikantëve për ndërtimin e kullave, për shndërrimin e parave të drogës në beton. Pyjet, profesor Hasani e tha, në një vit 40 mijë hektarë nga zjarret. Morën 10 milionë, u abonuan në satelit se gjoja do shohim zjarret, se nuk i shihnin dot pa satelit. Po zjarret vitin që kaloi ishin më të egra se asnjëherë se nuk kishte mjete për shuarjen e tyre. Pra, të themi të vërtetën, mjedisi, pyjet dhe kullotat përbëjnë një emergjencë kombëtare. Ndaj dhe projekti ynë ka një synim: vendosjen e standardeve më të mira evropiane në programin tonë. Standarde të cilat synojnë një mjedis të shëndetshëm, një mjedis të pastër, një mjedis të monitoruar, një mjedis të zhvilluar.

Kompleksi mjedisor, faktorët që bashkëveprojnë në mjedisin, do të marrin të gjithë vëmendjen dhe angazhimin. Nuk ka dyshim se pyllëzimi real do jetë një drejtim qendror. Pyllëzimi do të gërshetohet me mbjelljen e drurëve frutorë. Por kjo nuk do të thotë se do hiqet dorë nga mbjellja e drurëve të tjerë nativë për zonat ku ato janë. U shkatërrua e tëra infrastruktura e mbrojtjes së pyjeve. U shkatërrua e tëra infrastruktura e kullotave. Rindërtimi i institucioneve të këtyre fushave, veprimtaria e tyre në përputhje me standardet evropiane, do jetë zotimi ynë para shqiptarëve. Menaxhimi transparent dhe i ndershëm, sot dihet, po të shkosh nga Elbasani gjer në Kolonjë, të shohësh kamionët me dru, Taulant Balla e kanë targën. Kjo është e vërteta.

A janë të gjitha të tij apo jo, nuk e di, por atij i del emri edhe në Kolonjë, edhe në Librazhd, kjo është e vërteta. Pra këta bëhen milionerë, më shumë se milionerë me këtë shkatërrim masiv që u bëhet pyjeve. Pra, rënia në këto sektorë është shumë e madhe, shumë e dhimbshme, shumë me pasoja. Por përsëri potencialet e ringritjes janë reale dhe ne jemi të vendosur t’i japim me programin tonë, mbrojtjes së mjedisit, pyjeve dhe kullotave, ujërave dhe ajrit, investimet më serioze në mënyrë që të arrijmë sa më shpejt standardet evropiane në këto fusha si standardet më të mira për shëndetin dhe jetesën e qytetarëve shqiptarë.

Etiketat e lidhura

Berishapyje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 3 minutash

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 15 minutash

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”
Para 30 minutash

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 1 ore

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 12 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 12 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 15 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 14 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.