Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 09:03 Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin Trajneri i Francës, Zinedine Zidane, ka mohuar zërat për një përplasje me Kylian Mbappe, duke konfirmuar se sulmuesi i Real Madridit nuk do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Progres raporti, Xhixho: Shqipëria s’ka bërë asnjë hap drejt Integrimit: Ikje e madhe e shqiptarëve

Aktualitet E enjte, 17 Nëntor 2022 17:45
Progres raporti, Xhixho: Shqipëria s’ka bërë asnjë hap drejt Integrimit: Ikje e madhe e shqiptarëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në fjalën e saj në Kuvend për progres raportin e Komisionit Europian në lidhje me Integrimin Europian, tha se Shqipëria nuk ka bërë asnjë progres në asnjë pikë. Tregues për këtë tha deputetja është numri i shqiptarëve që po largohen çdo ditë masivisht. Ajo tha se korrupsioni vijon të jetë në nivele të larta dhe solli në vëmendje edhe Portin e Durrësit, që opozita e cilëson si aferën korruptive, edhe më të madhe se inceneratorët. ”Kjo qeveri i sheh pasuritë e këtij vendi si mjet përfitimi për vete dhe nuk pyet as çfarë mendojnë shqiptarët, as çfarë mendon Bashkimi Europian, pjesë e të cilit pretendon të bëhet. Shembulli më i fundit dhe më flagrant për këtë është porti i Durrësit, projekt pa garë dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit që në krye të herës, ne mungese totale trasparencë”.

Fjala e plotë

Nuk mund të flasim për progres, sepse shifrat e të larguarve çdo ditë tregojnë se jemi kthyer sërish në vitet e eksodit të shqiptarëve.

1-Sipas raportit, numri i shtetasve shqiptarë që paraqesin kërkesa për azil në shtetet anëtare të BE-së është rritur ndjeshëm në verën e vitit 2021. Shqiptarët po largohen masivisht nga keqqeverisja. Të rinjtë shqiptarë që hyjnë çdo ditë në Britani në mënyrë të paligjshme,gjithashtu kërkesat për azil, me të cilat ia kalojmë edhe Ukrainës në luftë, shkolla dhe programe studimi që mbyllen çdo fillim viti shkollor, fshatra të tëra vetëm me pensionistë janë treguesi më i qartë se kjo qeveri ua ka vrarë shqiptarëve ëndrrën për ta parë Shqipërinë si gjithë Europa. Ky Parlament që është kthyer në noter të qeverisë, duke i dhënë dritën jeshile ligjeve të qepura sipas kërkesave të klientëve të saj, ka dështuar në mënyrë spektakolare në përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë europian.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

2-Sipas raportit, vetëm 9 ligje të miratuara nga Parlamenti shqiptar janë përafruar me legjislacionin europian. Kjo sepse maxhoranca ka prioritete të tjera! Me forcën e numrave shemb një teatër, jep me koncesion historinë apo miraton ligje speciale per klientet e saj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

3-Nuk kemi bërë progres as në luftën kundër korrupsionit. Në progres raport thuhet se korrupsioni në Shqipëri mbetet një fushë që përbën shqetësim serioz. I shtrirë në cdo degë të pushtetit qendror dhe vendor, korrupsioni është marka e kësaj qeverie. Përmes tij gjenerohen miliona që dalin nga xhepat e shqiptarëve të varfër për të përfunduar në llogaritë e zyrtarëve të cdo niveli. Kjo qeveri e ka rritur borxhin publik, po pasurohet nga kriza e cmimeve, dhe po u jep thërrime shqiptarëve të varfër që mezi mbyllin muajin, e prapë i duhen para. Kush jane nismat qe do te pengonin integrimin e Shqipërisë të ndërmarra tashmë nga kjo qeveri?

Mund t'ju interesojë

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në bo...

Para 14 minutash
Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 1 ore
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 3 orësh

4-Në progres raportin e Komisionit Europian kërkohet që Shqipëria të frenohet nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të përbënte rreziqe përsa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis të BE-së. Kjo qeveri nuk e ka problem ta kthejë vendin në lavatricce të pastrimit të këtyre parave, në dëm të integrimit të vendit, në kurriz të shqiptarëve të ndershëm. Sepse në të vërtetë, as integrimi dhe as shqiptarët nuk i kanë interesuar ndonjëherë. Skema e pasaportave të arta nuk i mjafton kësaj qeverie, ndaj në babëzinë për para, ka vendosur ta sfidojë BE-në me një tjetër ligj.

5-Sipas progres raportit, miratimi i amnistisë tatimore dhe penale eshte kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval-it , ndaj mund të rrezikojë përparimin në luftën kundër pastrimit të parave. Ndërkohë që Shqipëria është në zonën gri, raporti ngre shqetësimin e pengesave që do të sillte amnistia tatimore në procesin e integrimit europian të vendit. Edi Rama është gati të heqë dorë nga integrimi i vendit, thjesht për interesat dritëshkurtra të tij dhe atyre që e rrethojnë.

6-Liria e medias dhe e fjalës se lire. Progres nuk kemi bërë as në lirinë e medias. Raporti e vë theksin te cenimi i pavarësisë së medias, frikësimi i gazetarëve, mungesa e aksesit në institucionet qeveritare, mungesa e transparencës dhe pavarësisë së RTSH. Nuk mund t’i afrohesh Europës duke blerë mediat me paratë e inceneratorëve, duke heshtur zërat kritikë apo duke mbyllur televizione. Pushtetit të katërt nuk mund t’ia cenosh hapësirën, sepse në këtë mënyrë ke prekur demokracinë.

7-Buxheti për arsimin, një shqetësim që e kam ngritur me forcë përgjatë viteve të fundit, është shqetësim i shprehur edhe ne progres raport ku thuhet se alokimi i buxhetit të Shqipërisë për arsimin në vitin 2021 mbetet i ulët. Sa i përket fondeve të Kërkimit është shumë më poshtë se 1% e PBB-së e synuar deri në vitin 2022. Jemi shumë larg 1%-shit edhe në 2023. Buxheti për arsimin do të vazhdojë të jetë më i ulti në rajon me 2,2% e PPB për 2023, duke qenë shumë larg mesatares së BE dhe premtimit 5% e PPB që do të realizonte Rilindja. Kërkimi shkencor do vazhdojë të jetë 0,04-0,05 % e PPB, çka tregon edhe një herë se rritja cilësore e universiteteve tona nuk është aspak me rëndësi për Qeverinë e Inceneratorëve.

8-Në progres-raport thuhet se inceneratori të ri në Tiranë paraqet shqetësime në rritje për sa i përket përputhshmërisë me acquis të BE-së për mbetjet, duke përfshirë hierarkinë e mbetjeve dhe objektivat e riciklimit. Raporti i cilëson politikat e menaxhimit të mbetjeve jo në përputhje me objektivat e riciklimit të BE-së dhe kuadrin ligjor pjesërisht të përafruar. Sepse inceneratorët nuk kanë qenë kurrë një mekanizëm për të eleminuar mbetjet.

Me bekimin e kësaj qeverie, ata janë bërë mekanizmi me të cilin shqiptarëve do ju vidhen plot 420 milionë euro. Kjo qeveri nuk e ka pasur kurrë prioritet integrimin dhe këtë e tregon edhe vendimi për të shkrirë Ministrinë e Integrimit, në 2017. Kjo qeveri i sheh pasuritë e këtij vendi si mjet përfitimi për vete dhe nuk pyet as çfarë mendojnë shqiptarët, as çfarë mendon Bashkimi Europian, pjesë e të cilit pretendon të bëhet. Shembulli më i fundit dhe më flagrant për këtë është porti i Durrësit, projekt pa garë dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit që në krye të herës, ne mungese totale trasparencë.

Etiketat e lidhura

Erisa Xhixho
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin
Para 13 minutash

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit
Para 13 minutash

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar
Para 14 minutash

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habita...

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 1 ore

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 18 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.