Projekt-buxheti 2020/ Ministrja Denaj: Papunësia do bjerë në 10.6%

”Do të ketë më shumë rritje ekonomike dhe reforma të rëndësishme. Papunesia do bjerë në 10.6% në vitin 2020”. Këto ishin premtimet dhe angazhimet e Anila Denajt, ministre e Financave, gjatë prezantimit të projekt-buxhetit për vitin 2020 në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend. ”Shumë sektorë të ekonomisë kanë patur rritje. Turizmi këtë vit pati performancë të mirë”, tha ministrja. Denaj theksoi se konsolidimi fiskal ka dhënë efektet e tij për vitin 2019, ndërsa rritja e të ardhurave nga viti në vit është në shifrën 3.4%. ”Defiçiti buxhetor pritet të jetë 1.6% i PBB”, shtoi Denaj. Ministrja e Financave foli edhe për sektorin e arsimit ku, sipas saj, për vitin e ardhshëm do të jepen 3.3 miliardë lekë më shumë se këtë vit. Denaj premtoi gjithashtu lehtësira fiskale edhe për sektorin e automobilave në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?