FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Projekt i jashtëzakonshëm, për të cilin po punohet prej vitesh”, Rama për projektin në Zvërnec

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën në Zvërnec.

“Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin po punohet prej disa vitesh dhe që nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.

Ndërkohë, përgëzoj lidershipin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë dhe të saktë, si ndaj atij grushti muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, ashtu edhe ndaj drejtuesve vendorë të Policisë së Vlorës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo veprimi që cenon besimin e publikut është e duhura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për vetë projektin dhe të vërtetat e tij, do të flas më shumë nesër në orën 10:00, live për të gjithë të interesuarit”, shkruan Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?