Projekt për ndikimin e diasporës në procesin integrues. Miratohet fondi 41 milion lekë
Këshilli i Ministrave ka miratuar një fond prej rreth 41 milion lekësh për të financuar projektin “Diaspora shkencore si një faktor ndryshimi në procesin e integrimit europian të Shqipërisë”. Projekti ka një kohëzgjatje prej 30 muajsh dhe nis që këtë vit.
Për vitin 2019, për kryerjen e studimit të projektit, Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës i shtohet fondi prej 4.2 milion lekësh që do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2019.
Fondet për vitet 2020 e 2021, për projektin do të parashikohen në planin buxhetor afatmesëm të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, për vitet 2020-2022.
KOHA JONË SONDAZH

