Projektbuxheti, Rama: Po rindërtojmë me ritme të jashtëzakonshme

Në parlament po diskutohet në parim projektbuxheti për vitin 2021. Ministrja e Financave, Anila Denaj, mbrojti buxhetin dhe kërkoi votën e deputetëve, për atë që e quajti buxhetin e përmirësimit të ekonomisë shqiptare. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama foli për ecurinë e ekonomisë që prej firmave piramidale. Ai u shpreh se opozita e sotme është po e njëjta me atë të asaj kohe.

“Praktikisht, kush sot kërkon të rikthehet në krye të punëve të vendit është i pandashëm nga e kaluara. Nga e kaluara pak më e largët dhe më e afërt, nga e kaluara kur shqiptarët u gjendën në humnerë pasi u nxitën të investojnë paratë e tyre me motivin jep një dhe merr dy dhe shumë më pas kur Shqipëria u gjend, në 2013, pasi bëri zgjedhjen e duhur për t’i larguar nga detyra të njëjtët njerëz me të njëjtën gropë borxhesh. Sot, janë të njëjtët njerëz, por me të njëjtën formulë, jep një të marrësh 3. Ftoj shqiptarët të votojnë për Lulin dhe të marrin peshqesh Metën, bashkë me Monikën, se Saliu udhëheq lepurin në luftë. S’kemi pse fshihemi pas gishtit. Sot, Shqipëria, pavarësisht se ka kaluar një goditje që do të kishte gjunjëzuar shumëkënd dhe se do të kishte fundosur vendin në rast se në krye të vendit do të ishin ata që shajnë, e çorodisnin. Sot, jemi në kushtet ku po rindërtojmë me ritme jashtëzakonisht të larta”, u shpreh Rama.

SHKARKO APP