FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Projekte për integrim në Korçë, romët në kushte të vështira

Korça renditet ndër bashkitë që ka një numër të lartë të familjeve rome dhe egjiptiane në territorin e saj. Aktualisht numërohen rreth 22 mijë e 500 persona të këtij komuniteti, të cilët jetojnë në zona të caktuara ku nuk është e vështirë të identifikosh gjendjen në të cilën ndodhen.

Bashkia prej vitesh ka nisur zbatimin projekteve të ndryshme që synojnë integrimin e tyre në jetën sociale dhe ekonomike, arsimin si dhe përmirësimin e kushteve të jetesës dhe banimit. Por rezultatet nuk janë të kënaqshme pasi vetë anëtarët e këtij komuniteti i neglizhojnë këto kurse.

Një tjetër problematikë e trajtimit të këtij komunitetit është fakti që ata lëviznin shpesh duke mos u regjistruar për të përfituar nga programet sociale dhe ato të strehimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?