Projektet e 2023 për Bashkinë e Tiranës/ Veliaj: Saliu dhe Iliri, hiena që dinë veç të bllokojnë punët

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu vendosmërinë e tij për të vijuar projektet strategjike, si zgjerimi i Unazës së Madhe të Tiranës dhe projektin e shtratit të lumit Lana. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se pavarësisht histerisë së Sali Berishës dhe Ilir Metës, koha tregoi se ku ka ndërhyrë bashkia, u rrit vlera e pronës së qytetarëve.

“Kush përfaqëson njësinë 2 dhe 3 e ka parë se çfarë transformimi i ka sjellë zgjatja e lumit nga Materniteti deri në Shkozë, një tjetër projekt që mori gjysmën e rinisë sonë, 15-20 vjet, me sherre e shamata çdo gjë. Ja ku është sot! Është rritur vlera e pronës, është bërë lidhja me autostradën në Shkozë, del menjëherë në Farkë. Do bëjmë të njëjtën gjë, pavarësisht se edhe aty do plasë histeria. Jam i sigurt, Iliri dhe Saliu vetëm këtë dinë të bëjnë, të bllokojnë e të gjejnë ndonjë gjë, të kapen si hienat pas kockave, por jam i vendosur që të vijojmë me zgjerimin e lumit Lana dhe zgjerimi nënkupton nga Pallati me Shigjeta, rrugë me tre korsi, korsi e dedikuar ekstra për autobusët e biçikletat, pra 5 korsi në total dhe vazhdon nga Pallati me Shigjeta nëpërmjet Astirit ckryqëzohet me Unazën dhe mbaron në zonën që njihet si zona e Top Channel në Kashar, aty ku pastaj bashkohet sërish me autostradën Tiranë-Durrës”, tha Veliaj.

Lidhur me Unazën e Tiranës, Veliaj u shpreh se po punohet në të 7 lotet e saj. Po ashtu kreu i Bashkisë preku dhe çështjen e projektit tek zona e njohur si “5 Maji” dhe ajo në Kombinat, duke ironizuar krerët e opozitës: “Nuk e kuptoj, njerëz që kanë qenë presidentë e kryeministra, që ëndërrojnë të bëhen brigadierë të komunales. Pse dikush duhet ta lërë karrierën , reputacionin, emrin dhe votat në rrënoja pallatesh që janë shpallur nga Instituti i Ndërtimit të pabanueshme?!”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa foli për investimet, Veliaj foli dhe për zonën e teknologjisë dhe zhvillimit Ekonomik TEDA në zonën e Kasharit, si dhe për projektet e mëdha në infrastrukturën sportive.
“Ne do hapim këtë vit disa gara. Një ka të bëjë me transformimin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. E sigurt që edhe aty do plasë histeria. Kanë qenë hangaret e Italisë, pra nuk është ndërtuar tamam si dopo lavoro e teatrit, që ishte një vend argëtimi për ushtrinë fashiste në Tiranë. Të njëjtën gjë duam të bëjmë me stadiumin “Selman Stërmasi”. Mjafton të shohësh se çfarë ekonomie ka gjeneruar stadiumi i ri me hotelin, me dyqanet, me lokalet, restorantet, zyrat e Lufthansa, Tumo, në njësinë nr.2, për të kuptuar se çfarë potenciali ka transformimi i asaj zone të Tiranës së Re”, deklaroi Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?