Projektet e Procesit të Berlinit, Shqipëria merr rreth 500 milionë nga fondet

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shfrytëzuar vetëm gjysmën e fondeve që Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion që nga viti 2014. Nga 30 miliardë euro që përmban Plani i Investimeve, Shqipëria, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina kanë mundur të përdorin vetëm 16 miliardë.

“Fondet duhet t’i marrësh me meritë. Ka disa kushte. Duke ditur që ne kemi pasur edhe disa problematika për të cilat na është tërhequr vëmendja. Ndaj nuk janë shfrytëzuar fondet”, u shpreh eksperti për ekonominë Selim Blliku.

Në samitet e zhvilluara në kuadër të Procesit të Berlinit, Shqipëria ka mundur të përfitojë mbi 170 milionë euro vetëm për investime në sektorin energjetik, një pjesë e së cilave janë vënë tashmë në zbatim. “Ka pasur një përpjekje që ende vijon për uljen e varësisë nga prodhimi i energji 0073 vetëm nga hidrocentralet”, shtoi Blliku.

Në drejtim të infrastrukturës Shqipëria ka mundur të garantojë një pjesë të investimeve në samitet e Procesit të Berlinit për ndërtimin e by-pasit të Tiranës, rrjetit hekurudhor Tiranë-Rinas-Durrës me vlerë 91.5 milionë euro dhe interneti me bazë të gjerë me vlerë 40 milionë euro.

SHKARKO APP