Projekti ”After school”/ Nënkryetarja e Kuvendit, Kushi nga Pogradeci: Kërkesë e vazhdueshme e prindërve

Nënkryetarja e Kuvendit, Evis Kushi ishte këtë të hënë në Pogradec në kuadër të punës së Komisionit Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, ku zhvilloi një takim me stafin dhe nxënësit e gjimnazit të qytetit. Gjatë takimit u diskutua për sigurinë në shkolla, problematikat me të cilat përballen nxënësit.

Kushi tha se një nga shqetësimet kryesore të ngritura nga mësuesit dhe prindërit lidhet me sigurinë online dhe rreziqet që u vijnë nxënësve nga rrjetet sociale. “Dëgjuam nga afër mendimet e të gjithëve, shqetësimet e tyre dhe propozimet e tyre pikërisht për këtë tematikë, sigurinë e fëmijëve tanë në shkolla. Natyrisht që kur flasim për shkollat, kur flasim për arsimin, vëmendja jonë është arsimi cilësor, arsim gjithëpërfshirës, arsim i barabartë, por ajo që kërkojnë prindërit dhe i gjithë komuniteti në radhë të parë është siguria e fëmijëve. Dhe për këtë ne folëm ngushtësisht dhe morëm mendime dhe nga oficerët e sigurisë, nga punonjësit e shërbimit psiko-social, nga mësuesit ndihmës, nga drejtoria e shkollës. Folëm për bashkëpunimin që kanë edhe me institucionet e tjera, me Drejtorinë e Policisë, me Bashkinë e qytetit dhe me institucionet e tjera ligjzbatuese”, tha Kushi.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për masat e sigurisë në shkolla, përfshirë vendosjen e kamerave, si dhe për bashkëpunimin me Policinë, Bashkinë dhe institucionet e tjera. “Të jeni të sigurt që të gjitha vendimet që janë marrë, përfshirë këtu dhe kamerat, janë në funksion të sigurisë së nxënësve. Ky është qëllimi primar dhe është një vendimmarrje që është pritur jashtëzakonisht mirë nga prindërit në radhë të parë, por padyshim edhe nga stafi i shkollës. Do të respektohen të gjitha rregullat siç i kanë me protokolle edhe vendet e tjera, siç janë standardet më të mira edhe në vendet e Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kushi u ndal edhe te programi “After School”, duke e cilësuar si një nga nismat që synon t’u mundësojë nxënësve qëndrimin në ambientet e shkollës edhe pas përfundimit të orarit mësimor, për aktivitete artistike, sportive, zeje dhe veprimtari të tjera jashtëkurrikulare.”After school apo programi pas shkolle është një nga nismat më pozitive sepse ka qenë kërkesë e vazhdueshme e prindërve që nxënësit pas orarit mësimor të vazhdojnë të qëndrojnë në mjediset e shkollave edhe për aktivitete që lidhen me artin, me zejet, me aktivitetet sportive apo aktivitete të tjera jashtëkurrikulare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë një mbështetje e jashtëzakonshme dhe gjithashtu edhe ky vendim është pritur shumë mirë jo vetëm nga prindërit, por dhe nga stafet që gjithashtu janë të përkushtuara për ta realizuar me sukses këtë vendimmarrje. Natyrisht që është e pamundur që të zbatohet menjëherë në të gjitha shkollat, por janë përzgjedhur në çdo bashki shkolla që i plotësojnë kushtet infrastrukturore për momentin. Por qëllimi dhe objektivi është që ky projekt të shtrihet në të gjitha shkollat”, tha Kushi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 469 (10.5%)
Jo 4007 (89.5%)

Vota totale: 4476