Projekti i plotë, si do të kontrollohen sharjet në median online

Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, znj. Milena Harito ka organizuar sot paradite një konsultim publik lidhur me ndryshimet në ligjin “Për Tregëtinë Elektronike”. Në këtë konsultim kanë marrë pjesë drejtues dhe përfaqësues të portaleve informative, aktiviteti i të cilave, si ofrues të shërbimeve të shoqërisë së informacionit, rregullohet nga ligji aktual, i cili është miratuar në vitin 2009.

Duke marrë fjalën në këtë takim Ministrja Harito shpjegoi se megjithëse ligji “Për tregëtinë Elektronike” është në fuqi prej 7 vitesh, ai njihet pak, ndërkohë që ka pasur vështirësi në zbatimin në praktikë.

Ndryshimet e propozuara me projekt-ligjin e paraqitur së fundmi synojnë:

  1. Ndryshimin e titullit, duke qartësuar se ky nuk është thjesht një ligj për tregtinë elektronike po për shërbimet e shoqërisë së informacionit;
  2. Qartësimin e detyrimit të portaleve online (ofruesit të shërbimeve të shoqërisë së informacionit) për të pasur një pikë kontakti të identifikuar;
  3. Vendosjen e rubrikës së raportimit për lajmet apo komentet me përmbajtje të paligjshme, në të cilin lexuesit e portalit mund të sinjalizojnë për materiale apo komente me përmbajtje të jashtëligjshme.
  4. Vendosjen e një afati 48 orësh brenda së cilës portalet duhet të bëjnë ç’aktivizimin e komenteve me përmbajtje të paligjshme, raciste, ksenofobe etj, nga momenti që ato marrin dijeni sipas përcaktimeve të Kodit Penal dhe atij Civil.
  5. Përcaktimin e organeve mbikqyrëse të zbatimit të këtij ligji, që në kohën kur ai ishte miratuar në vitin 2009 nuk ekzistonin, si ALCIRT, sektori i krimit kibernetik në polici etj.

Ligji nr. 10128, datë 11.5.2009 “Për tregtinë elektronike” i ndryshuar, ka transpozuar Direktivën Nr. 2000/31/KE, “Mbi disa aspekte ligjore të shërbimeve të Shoqërisë së Informacionit, veçanërisht mbi tregtinë elektronike në tregun e brendshëm” e njohur si Direktiva për Tregtinë elektronike.

Kërkesa për përafrimin e legjislacionit në këtë fushë është pjesë e angazhimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit, marrëveshja e stabilizim-asocimit.

Në takimin me përfaqësuesit e portaleve informative, Ministrja Harito u shpreh e hapur për të përfshirë në ndryshimet ligjore, propozimet konkrete që do të vijnë nga vetë operatorët e fushës.

Ligji i plotë

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË  KUVENDI

PROJEKT – LIGJ Nr.           /2016

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 128, DATË 11.5.2009

“PËR TREGTINË ELEKTRONIKE TE NDRYSHUAR”1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 128, datë 11.5.2009 “Për tregtinë elektronike” të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Titulli i ligjit ndryshohet si më poshtë:

“Për tregtinë elektronike dhe shërbimet e shoqërisë së informacionit”.

Neni 2

Në pikën 2, të nenit 2, bëhen këto ndryshime:

  1. shkronja b), riformulohet si më poshtë: “për çështjet që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale, të rregulluara nga ligji i posaçëm”

1 Ky ligj përafron pjesërisht Direktivën nr. 2000/31/KE “Mbi disa aspekte ligjore të shërbimeve të shoqërisë së informacionit, veçanërisht në tregtinë elektronike në tregun e brendshëm”.

2.në fund të shkronjës d) shtohet fraza “në rastet e shërbimeve të ofruara sipas nenit 5/1.”

Në nenin 3 bëhen këto ndryshime:

Neni 3

  1. Në shkronjën a) fraza “që ofrohen përkundrejt pagesës” të zëvendësohet me frazën “që

ofrohen kryesisht përkundrejt pagesës”.

  1. Paragrafi i fundit pak pikës iii) të shkronjës a) ndryshohet si më poshtë:

Shërbimet e shoqërisë së informacionit përfshijnë veprimtaritë ekonomike që konsistojnë në shitjen e mallrave online, në shërbimet e ofruara pa pagesë sic janë shërbimet që ofrojnë informacion, komunikime tregtare, mjete të kërkimit të informacionit, aksesin dhe shkarkimin e të dhënave në Internet; Shërbimet e shoqërisë së informacionit përfshijnë gjithashtu shërbimet që konsistojnë në transmetimin ose ruajtjen e informacionit të siguruar nga marrësi i shërbimit përmes një rrjeti komunikimi. Veprimtaritë ekonomike ku shpërndarja e mallrave apo  ofrimi i shërbimeve bëhet jo elektronikisht, apo kur shërbimi ofrohet jo me kërkesë të vetë marrësit, nuk përbëjnë shërbime të shoqërisë së informacionit.

  1. Shkronja ç) riformulohet si më poshtë:

ç) “Marrësi i shërbimit” është çdo person fizik ose juridik, i cili, për qëllime profesionale apo  të  ndryshme,  përdor  një  shërbim  të  shoqërisë  së  informacionit,  në  mënyrë  të veçantë,  për  qëllime  të  kërkimit  të  informacionit  apo  bërjen  e  tij  të  aksesueshëm. Marrësi i shërbimit përfshin si personat që ofrojnë informacion në Internet (ofruesit e përmbajtjes) ashtu dhe personat që kërkojnë informacion në Internet për qëllime private apo profesionale për të gjitha llojet e përdorimit të shërbimeve të shoqërisë së informacionit.

  1. Pas shkronjës j) shtohet shkronjat k), l) dhe ll) me këtë përmbajtje:

 

k)“Autoritet përgjegjës” në kuptim të këtij ligji është autoriteti/et që në bazë të legjislacionit në fuqi ka kompetencë parandalimin, monitorimin dhe mbikqyrjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e krimit kibernetik.

l)”Ofrues i shërbimeve ndërmjetëse” është çdo person fizik apo juridik që në funksion të ofrimit të shërbimeve të informacionit, kryen një ose disa nga aktivitetet e përcaktuara në nenet 15, deri në 18 të këtij ligji.”

ll)“Përmbajtje  e  paligjshme”  janë  përmbajtjet  e  përcaktuara  në  Kodin  Penal  si përmbajtje të ndaluara për t’u shpërndarë me anë të sistemeve kompjuterike.”

Në neni 5, behen keto ndryshime:

Neni 4

  1. Në fund të shkronjes ë) të pikës 2, shtohet fraza: “duke garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale të marresve të shërbimit dhe konsumatorëve”
  2. Shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
  3. Përgjegjësitë e ofruesve të shërbimeve ndërmjetëse që mundësojnë transmetimin e thjeshtë, ruajtjen e shpejtë apo hostimin e përmbajtjes së siguruar nga marrësi i shërbimit, përcaktohen në Kreun V të këtij ligji.

Neni 5

Në fund të nenit 7, shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:

“4. Në rast mos respektimi të detyrimeve të pikës 1 të parashikuara në këtë nen, marrësi i shërbimit, ka të drejtë të ankohet pranë autoriteteve zbatuese për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit dhe/ose tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale sipas rastit të shkeljes së konstatuar”.

Neni 6

Në fund të nenit 9, shtohen pikat 4 dhe 5 si më poshtë :

  1. Në rast mos respektimi të regjistrit të përjashtimit nga ofruesi i shërbimit apo dërgimit të komunikimeve tregtare pa marrë miratimin paraprak të marrësit të shërbimit, ky i fundit ka të drejtë të ankohet pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
  2. Rregulla të hollësishme në lidhje me regjistrin e përjashtimeve për komunikimet e pakërkuara prej marrësve të shërbimeve, persona fizikë, përcaktohen me Udhëzim të Komisionierit për të Drejtën e Informimit dhe të mbrojtjes së të dhënave personale.

Neni 7

Neni 17 riformulohet si më poshtë:

Neni 17

Hosting

  1. Ofruesi i shërbimit të shoqërisë së informacionit që kryen hostimin e të dhënave apo ruajtjen e informacionit të siguruar nga marrësi i shërbimit, nuk është përgjegjës për përmbajtjen e informacionit nëse:
  2. a) nuk ka dijeni për veprimtari ose përmbajtje të paligjshme, nuk është në dijeni të fakteve a rrethanave prej të cilave rrjedh aktiviteti apo përmbajtja e paligjshme, si dhe për dëme të pretenduara.
  3. b) me vënien në dijeni për një veprimtari apo përmbajtje të paligjshme, vepron me shpejtësi për të hequr ose çaktivizuar aksesin në informacion si më poshtë:
  4. brenda 24 orëve nga marrja e vendimit të gjykatës apo kërkesës së autoritetit përgjegjës heq ose çaktivizon aksesin në informacion;
  5. brenda 48 orëve nga marrja e njoftimit nga një palë e cënuar, ofruesi i shërbimit përcjell njoftimin tek autoritetet përgjegjëse, sipas pikës 2 të nenit

20 të këtij ligji dhe çaktivizon aksesin në informacion, deri në marrjen e

vendimit nga autoriteti përgjegjës. Me marrjen e vendimit nga autoriteti përgjegjës   apo   gjykata,   ofruesi   i   shërbimit   rikthen   aksesin   apo   heq përmbajtjen sipas vendimit përkatës.

 

  1. Ofruesi i shërbimit nuk përjashtohet nga përgjegjësia sipas pikës 1 të këtij neni në rast se marrësi i shërbimit vepron në emër ose nën kontrollin e ofruesit të shërbimit.

Neni 8

Pas pikës 1, të nenit 20 shtohen pikat 1/1 dhe 1/2 me këtë përmbajtje:

1/1“Ofruesit e shërbimit të shoqërisë së informacionit që ruajnë apo hostojnë informacionin e marrësit të shërbimit janë të detyruar të ofrojnë në faqen e tyre rubrikën për raportim të një materiali apo informacioni të paligjshëm të ruajtuar apo hostuar prej tyre, si dhe të hartojnë dhe publikojnë në faqet e tyre të internetit rregullat e administrimit të pëmbajtjes të siguruar nga marrësi i shërbimeve përfshirë rregullat për rastet e heqjes, çaktivizimit të aksesit në përmbajtjen e paligjshme”.

1/2 “Raportimi  sipas pikës 1/1 duhet të përmbajë emrin e plotë dhe adresën e raportuesit, specifikim të informacionit apo materialit që konsiderohet i paligjshëm, adresën e saktë të vendndodhjes/ruajtjes (URL) së tyre dhe argumentat dhe dispozitat ligjore ku bazohet raportimi  për  paligjshmeërinë.  Raportuesi  është  përgjegjes  për  kompensimin  e dëmit  të shkaktuar në rastin e një raportimi abuziv apo të rremë.”

Neni 9

Pika 2 e nenit 21 riformulohet si më poshtë:

  1. Për ndjekjen dhe zbatimin e detyrimeve, të përcaktuara në këtë ligj, ngarkohen:
  2. a) ministri përgjegjës për shoqërinë e informacionit, i cili koordinon krijimin e pikave të kontaktit sipas  nenit  21/1  të  këtij  ligji  dhe  është  pika  kryesore  e  kontakit  me Komisionin Europian, për çështjet e shoqërisë së informacionit.
  3. b) Komisioni për mbrojtjen e Konsumatorit, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e konsumatorit si dhe,
  4. c) Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

Neni 10

Në pikën 1 të nenit 21/1, pas fjalisë së parë shtohet fjalia,si më poshtë:

“Ministri përgjegjës për shoqërinë e informacionit, pas konsultimit me autoritetet zbatuese, nxjerr udhëzimin përkatës për mënyrën e funksionimit dhe bashkëpunimit të pikave të kontaktit.”

Neni 11

Në fund të pikës 1, të nenit 22 shtohet shkronjat ë) dhe f) me këtë përmbajtje:

ë) nuk respektojnë detyrimet e pikës 2 të nenit 5. f) nuk veprojnë sipas nenit 18 të këtij ligji.

Neni 12

Neni 24, “Zgjidhja e mosmarrëveshjeve” riformulohet si më poshtë:

Neni 24

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

  1. Mosmarrëveshjet ndërmjet palëve, që lindin nga hyrja në marrëdhënie me njëri- tjetrin, për shkak të ofrimit dhe të pranimit të shërbimeve në distancë, zgjidhen me ndërmjetësim sipas legjislacionit në fuqi për ndërmjetësimin, nga gjykata e arbitrazhit, sipas klauzolave të arbitrazhit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  2. Në rast mungese të marrëveshjes për ndërmjetësim ose për arbitrazh, mosmarrëveshja zgjidhet nga gjykata e rrethit gjyqësor.
  3. Ftesa për ndërmjetësim, e paraqitur nga një palë në mosmarrëveshje, nuk e pengon automatikisht këtë palë që të iniciojë fillimin e një procesi gjyqësor apo arbitrazhi në lidhje me këtë mosmarrëveshje, për shkak të kalimit të afateve të paraqitjes së padisë.

Neni 13

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.

SHKARKO APP