Projekti i ri për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi dhe shfrytëzimi

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Ambasada e Republikës së Italisë në Tiranë, në bashkëpunim me Koordinatoren Kombëtare për Luftën Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Elona Gjebrea, dhe Kryetaren e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Ina Verzivolli, më 3 mars 2016, shënuan fillimin e një projekti, i cili ka për synim mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi, shfrytëzimi dhe migrimi i paligjshëm.

Falë këtij projekti do të fuqizohen kapacitetet e profesionistëve që merren me mbrojtjen e fëmijëve në nivel vendor, si dhe do të mundësohen kurse të trajnimit profesional dhe krijimi i shanseve për punësimin e të rinjve. Projekti ka për synim vendosjen e bashkërendimit të rregullt në nivel vendor për menaxhimin e asistencës për fëmijët viktima dhe viktimat të mundshme të trafikimit; zvogëlimin e risqeve për trafikimin dhe shfrytëzimin e fëmijëve dhe të rinjve, si dhe sigurimin e mbrojtjes dhe asistencës së përshtatshme për fëmijët viktima të trafikimit dhe shfrytëzimit.

Projekti pason punën që ka bërë më herët Prezenca e OSBE-së për trajtimin e fenomenit të punës së të miturve në Shqipëri. Prezenca e OSBE-së i mbështet autoritet qendrore dhe vendore në përvetësimin e një qasjeje shumëdisiplinore e të bazuar në të drejtat e njeriut për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjen e grupeve në rrezik, siç janë fëmijët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo nismë financohet nga qeveria italiane, me fonde të Bashkëpunimit italian për Zhvillim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?