Projekti “Kushner”, qeveria për Newsweek: Ambicia nuk është thjesht një resort turistik, por një model i ri i zhvillimit në Mesdhe

Media amerikane ”Newsweek” i ka kushtuar një tjetër artikull protestës për projektin Kushner në Shqipëri. Teksa i referohet raportimeve se projekti është pezulluar nga presioni i protestave, Newsweek sqaron më tej se “Qeveria shqiptare ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston asnjë projekt përfundimtar i miratuar dhe asnjë projekt përfundimtar në ndërtim në zonën e Vjosë-Nartës, duke theksuar se procesi ndodhet ende në fazën e planifikimit dhe projektimit”.

Alteo Hysi, zëdhënës i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, i tha Newsweek se “ajo që ekziston sot është një proces i vazhdueshëm planifikimi dhe projektimi që ka qenë në zhvillim për më shumë se dy vjet, duke vënë në dukje se ka pasur diskutime mes investitorëve, planifikuesve, ekspertëve të mjedisit dhe institucioneve shqiptare”. Sipas Hysit, qeveria shqiptare ka vendosur “kërkesa dhe kushte jashtëzakonisht të rrepta” për projektin, ndërsa një vlerësim i ndikimit në mjedis do të sigurojë “përputhshmëri me standardet më të larta mjedisore përpara se të merret çdo vendim përfundimtar”.

Hysi shtoi se ndryshimet ligjore të miratuara në vitin 2024 nuk e kanë hequr statusin e mbrojtur të zonës Vjosë-Nartë dhe se “detyrimet mjedisore mbeten në fuqi dhe do të vazhdojnë të udhëheqin çdo fazë të procesit”. Duke folur për objektivat afatgjata të iniciativës, ai theksoi se projekti synon të krijojë një model të ri zhvillimi për rajonin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vizioni nuk është thjesht të ndërtohet një tjetër projekt turistik”,-tha ai. ”Ambicia është të krijohet një standard i ri për zhvillimin e qëndrueshëm mesdhetar”. Megjithëse MEPJ ka deklaruar se një vendim përfundimtar ende nuk është marrë, Kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur se projekti do të ecë përpara. Duke folur për Reuters të hënën, ai u shpreh: “Do të jetë një projekt i bukur dhe ne do ta realizojmë atë”. Debati për projektin ka vijuar gjatë muajve të fundit, ndërsa autoritetet shqiptare theksojnë se çdo vendimmarrje do të bazohet në proceset ligjore, vlerësimet mjedisore dhe standardet e kërkuara për mbrojtjen e zonës së Vjosë-Nartës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?