Projekti që ofron 50 mijë vende punë në Gjermani

Janë 50 mijë vende pune që presin profesionistë, ku kërkohet të kenë një zanat, kjo pasi gjermanët nuk i preferonjë dhe vendet janë bosh. Ndaj ata që kanë një zanat, si mekanik apo hidraulik, për të cilën kanë edhe një certifikatë mund të sigurojnë një vend pune në shtetin gjerman.

“Unë jam elektroauto, për pjesët elektrike të automjeteve. Shpresoj që e ardhmja ime atje është më e mirë se këtu, sepse këtu kemi perspektivë pune por të ardhurat nuk janë edhe aq të mjaftueshme”, tha Jetnor Lleshi, për Top Channel.

Në dispozicion të aplikantëve në Zyrën e Punës, është dhe ajo e Qendrës gjermane të Informimit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë, për t’u shpjeguar të rinjve sesi të aplikojnë për këto vende pune.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bernahard Schattner, i cili është drejtues i kësaj qendre, shprehet se në vend numri I paunësisë është i lartë dhe në Gjermani ka vende pune. “Ne bashkëpunojmë me Agjencinë Federale të Punësimit në Gjermani. Ndaj, ata që do të duan të shkojnë për punë atje duhet të njohin gjuhën gjermane, të kenë një profesion. Ne do t’i këshillojmë sesi të aplikojnë në mënyrë të suksesshme”, tha Schattner.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakaq lidhur me këtë bashkëpunim, për Ministrin e Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, kjo është rruga e vetme në tregun e punës dhe është kjo mënyra se si qeveria shpjegon ai, po i orietojmë të rinjtë drejt arsimit profesional.

“Arsimi dhe formimi profesional nuk është një mundësi për t’i çuar të rinjtë jashtë, por është një mundësi për t’i mbajtur ata në Shqipëri, sepse në qoftë se një i ri apo e re shqiptare ka një profesion, është i denjë për në tregun vendas të punës, është një mekanik apo bujk i mirë, me pagën e denjë që mund të marrin në Shqipëri e kanë më të mirë jetën se në Gjermani”, tha Klosi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?