Projekti “Shkolla për Shëndetin”. Ministrja Kushi dhe Ambasadori Zviceran të angazhuar në projekte të përbashkëta në fushën e Arsimit

Shqipëria do të zhvillojë projekte të përbashkëta në fushën e Arsimit me Ambasadën Zvicerane në Tiranë.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi është takuar me Ambasadorin e Zvicrës në Tiranë Adrian Maître, në ambientet e MARS, ku kanë biseduar për projektet e përbashkëta në fushën e Arsimit dhe kërkimit shkencor.

Me Ambasadën Zvicerane në Tiranë kemi vullnetin për të zhvilluar projekte të përbashkëta në fushën e Arsimit dhe Kërkimit Shkencor. Një prej tyre është edhe projekti ‘Shkolla për Shëndetin’, për të cilin diskutuam gjerësisht me Ambasadorin e Zvicrës në Tiranë, Adrian Maître’- shkruan Ministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo nënvizon më tej se të dyja palët do të angazhohen për zbatimin me sukses të kësaj nisme, me qëllim përfitimin nga ana e nxënësve, mësuesve, familjeve e komuniteteve nëpërmjet promovimit të sjelljeve e praktikave të shëndetshme për ushqyerjen dhe aktivitetin fizik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?