FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Projektligji/Burgje private për të dënuarit me më pak se 5 vite

Nisur nga mbipopullimi i institucioneve të vuajtjes së dënimit por dhe i problematikave të tjera të evidentuara në sistemin peniteciar, qeveria ka miratuar në mbledhjen e ditës së mërkurë projektligjin për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve. Ngritja e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale private parashikohet në nenin 15 të projektligjit të qeverisë, ku citohet se: ”Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale janë publike dhe private. Këshilli i Ministrave përcakton rregullat për funksionimin, administrimin, kontraktimin, si dhe rregullat që përcaktojnë elementet e sigurisë në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale”. Në nenin 16 të këtij projektligji sanksionohet që në institucionet private nuk mund të vuajnë dënimin personat e dënuar me më shumë se 5 vite heqje lirie. ”Të dënuarit për të cilët është vendosur masa e dënimit deri në 5 vite burgim mund të vendosen në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale. Të dënuarit që me vendim gjykate janë caktuar në institucionin e sigurisë së lartë, nuk vendosen në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?