Projektligji për arsimin e lartë, Dhori Kule: Antikushtetuese dhe antikombëtare

 

Rektori i Universitetit të Tiranës e ka cilësuar antikushtetuese dhe antikombëtare projektligjin e prezantuar nga qeveria që pritet të kalojë në parlament. Për rektorin Kule, konkretisht   kapitulli 12 i këtij projekligji  cënon statusin e universiteteve publike duke i bërë të sillen si private, si dhe rëndon në gjithë sistemin arsimor. Deklaratat erdhën pas takimit zyrtar me drejtorin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë.

Rektori i Universtiteti më të madh në vend Dhori kule është kundër draftit për arsimin e lartë që ka kaluar në parlament nga qeveria.

Dhori Kule: Është një kapitull në këtë projektligj , kapitulli 12 i cili parashikon krijimin e një strukture, e cila ju deklaroj me përgjegjësi profesionale është jo kushtetuese, është antikombëtare dhe shkatërruese për sistemin e arsimit të lartë.

Për kreun e Universtitetit të Tiranës, veçanërisht kapitulli i 12 i këtij projektligji, do të bëjë që  universitetet publike të veprojnë si ato private pa kurrëfare përgjegjësie ndaj sistemit.

Dhori Kule: Nëse kjo strukturë do të jetë pjesë përbërese e ligjit të miratuar do të na marrë malli për Universitetet private qe u mbyllen sepse ato ishin më të mira se kjo strukturë.

Këto deklarata Rektori Dhori Kule zgjodhi t’i bënte pas vizitës së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në kuadrin e së cilës ai theksoi se me bindjen e tij ky projekligj do të rregullohet në parlament pa qenë e nevojshme të drejtohet në Gjykatën Kushtetuese.

SHKARKO APP