Projektligji për portet turistike, deputeti Balla: Më shumë investime dhe zhvillim ekonomik

Deputeti i PS-së, Arkend Balla gjatë diskutimit të projektligjit për portet turistike në seancën e sotme në Kuvend, theksoi se projektligji lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si Shqipëria tërheq investime. ”Ky projektligj është tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Ai lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si ne tërheqim investime dhe si përdorim potencialin tonë bregdetar”,-u shpreh ai.

Nga ana tjetër nënvizoi se një nga problemet kryesore që adreson projektligji është mbivendosja e procedurave për investimet strategjike në portet turistike. ”Sot, në disa raste, investimet strategjike përballen me procedura të dyfishta, duke krijuar vonesa dhe pasiguri”.

Balla tha se kjo ndërhyrje do të sjellë më pak burokraci, më shumë siguri juridike dhe më shumë shpejtësi në zhvillimin e projekteve me rëndësi për ekonominë. Duke u ndalur te qarku që përfaqëson, Balla theksoi potencialin e Durrësit për zhvillim turistik dhe ekonomik.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Durrësi ka potencial të madh turistik. Përmes këtij ligji kemi mundësinë ta shndërrojmë atë në një motor të ri zhvillimi, duke e zgjeruar rolin e tij drejt një ekonomie moderne dhe të integruar”,-deklaroi ai. Ai shtoi se zhvillimi i porteve turistike pritet të sjellë përfitime konkrete për komunitetin, përfshirë rritjen e punësimit dhe të ardhurave. ”Ky projektligj krijon kushte më të qarta për investimet dhe ndihmon që potenciali ynë të kthehet në zhvillim konkret, me më shumë punësim dhe mundësi për qytetarët”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?