Prokurorët e SPAK-ut dhe gjyqtarët e posaçëm e meritojnë pagën mujore 10 mijë euro

Arrestimi i Vangjush Dakos, një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit Rama, tregon se Reforma në Drejtësi po jep rezultate.

Informacione të besueshme tregojnë se do ketë arrestime ish-kryeministri ose dhe më lart.

Me sa duket Amerikanët e zotërojnë SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme sepse ndryshe nuk do të kishte arrestime të personave me lidhje të forta politike por edhe me botën e nëndheshme të krimit të organizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Informacione të besueshme flasin se ka patur presione të jashtëzakonshme nga mazhoranca dhe qeveria që Vangjush Dako të mos arrestohet, por të hetohej i lirë ose e shumta arrest shtëpiak.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fakti që fitoi drejtësia në raport me politikën tregon se ka shpresë.

Prokurorët e SPAK-ut dhe gjyqtarët e posaçëm duhen paguar me paga 10 mijë euro në muaj, pasi ata po vendosin drejtësinë dhe po krijojnë edukatën te punonjësit e shtetit se po preke lekët e taksapaguesve shkon në burg. Ata po ndeshen me presione dhe interesa të mëdha politike dhe parash e duket se po sulmojnë pa patur frikë njeri.

Në dukje krijohet përshtypja se t’ju ngrihet paga Prokurorëve dhe gjyqtarëve të posaçëm mbetet nonsens me pagat e tjera në vend, por nëse shikon se ata po luftojnë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e mirëorganizuar, ata kursejnë qindra milionë euro shtetit shqiptar.

Të ndeshesh me mafien politike dhe të krimit kërkon kurajo, por edhe duhet të jesh i mirëpaguar nga shteti.

Nga dje këta pjestarë të drejtësisë kanë ngjallur shpresë te qytetarët e thjeshtë, por edhe frikë te zyrtarët e shtetit.

SPAK-u me punën e përkushtuar të Arben Krajës krijoi themelet e kësaj ndërtese drejtësie që po jep rezultate, ndërsa me Altin Dumanin po betonohen kolonat e SPAK.

Ndaj shteti duhet t’ju krijojë kushte pune moderne që më pas ata të jenë njerëzit që populli i pret prej vitesh.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?