Prokurori amerikan Gjon Juncaj, i pranishëm në një seancë gjyqësore (VIDEO)

 

Gjon Juncaj, prokurori amerikan që do të asitojë në hetimet antikorrupsion, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka ndjekur nga afër një proces gjyqësor në ngarkim të një zyrtari të akuzuar.

Juncaj ishte i pranishëm në procesin që po zhvillohet në ngarkim të ish – gjyqtarit të Sarandës, Rasim Doda. Ky i fundit dyshohet se i ka kërkuar rryshfet prej 80 mijë eurosh një qytetari, në këmbim të vendimit në favor të tij.

Gjatë gjithë seancës, që zgjati pak më shumë se 15 minuta, hetuesi amerikan me origjinë shqiptare, u interesua për gjithçka ndodhte në seancë.

Gjyqtari Doda i pandehur, kërkoi që gjyqi të shtyhej për shkak se avokati i tij ishte i sëmurë. Megjithatë, kjo nuk e pengoi atë që ta quajë hetimin e prokurorisë si të manipuluar.

Në këtë seancë do të jepte dëshminë e tij Hasan Bushi, personi që ka kallëzuar gjyqtarin për marrje rryshfeti. Pa paragjykuar rastin në fjalë, duket se kjo seancë tipike shqiptare, i ka shërbyer shumë prokurorit amerikan, për të parë sesi zvarriten proceset gjyqësore në Shqipëri.

Tv Klan

SHKARKO APP